Shëndetësi

mar102021

OBSH: Shqipëria të ketë kujdes, pasi shtamet mutante që qarkullojnë, mund ta përkeqësojnë edhe më situatën

Shefi i ri i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, austriaku dr. Gerald Rockenschaub, e vlerëson të stabilizuar situatën e Covid-19 në Shqipëri, edhe pse iu druhet shtameve mutante që po qarkullojnë në Evropë e me gjasë, kanë hyrë edhe në Shqipëri.

"Shohim një lloj stabilizimi të numrit të rasteve të diagnostikuara me këtë infeksion, një rënie të lehtë, por nuk mund të jemi të qetë, pasi po shohim qarkullimin e shtameve mutante të virusit në një numër të madh vendesh të Evropës dhe jemi të shqetësuar se ato mund të kenë ardhur edhe në Shqipëri", shprehet dr. Gerald Rockenschaub, shefi i zyrës së OBSH-së në Tiranë.

I pyetur në lidhje me kapacitetet tona për ta përballuar këtë situatë, dr. Rockenschaub-i shikon si problem ikjen e mjekëve të mirë dhe kthimin e besimit të qytetarëve në sistemin shëndetësor.

"Çështje kritike mbetet nevoja për të adresuar disa mungesa në burimet njerëzore në sektorin shëndetësor, pasi fatkeqësisht një numër mjekësh të mirëformuar dhe me eksperiencë, kanë shkuar të punojnë jashtë, duke lënë pas disa boshllëqe. Ne mendojmë se qeveria ka filluar ta parandalojë këtë fenomen duke ndërmarrë disa masa, siç është rritja e pagës, me qëllim që mjekët të qëndrojnë në vendin e tyre, por ka ende për t'u bërë, siç është përmirësimi dhe rritja e besimit në sistemin shëndetësor publik, i cili mbetet kritik".

Në lidhje me vaksinat të cilat nuk janë mundësuar ende nga Covax-i, dr. Rockenscaub-i thekson se OBSH-ja po përshpejton mbërritjen e një sasie vaksinash AstraZeneca.

"Ne po përshpejtojmë procedurën e ardhjes së dërgesës së parë të vaksinave në fare pak javë dhe presim disa qindra mijëra doza në sasi të ndara, nga AstraZeneca, deri në muajin maj, në mënyrë që fushata e vaksinimit të vijojë. Por, mendoj se duhet bërë shumë më tepër. Kemi nevojë për më shumë solidaritet ndërkombëtar, fuqizim të kapaciteteve prodhuese dhe fuqizim të kapaciteteve te vaksinimit këtu në Shqipëri", shprehet dr. Gerald Rockenschaub.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC