Shëndetësi

pri262021

Bronkopneumopatia obstruktive kronike. Autorizohet në Evropë kombinimi fiks i trefishtë

Komisioni Evropian ka dhënë autorizimin e tregtimit të kombinimit fiks të trefishtë me formulim ekstra të imët, në një inhalator të vetëm me pluhur të thatë (dry powder inhaler: Dpi), për trajtimin mbajtës të pacientëve të rritur, të prekur nga bronkopneumopatia obstruktive kronike (BPOK), nga  mesatare deri e rëndë, për të cilën kombinimi i një kortikosteroidi inhalues dhe një beta2-agonisti me veprim të gjatë dhe një antagonisti muskarinik me veprim të gjatë, nuk përbën trajtimin e duhur.

Kjo u njoftua nga grupi Chiesi, duke nënvizuar se si terapia e trefishtë në tretësirë nën presion për inhalim (pressurised metered dose inhaler, pMDI) ishte aprovuar më parë në vitin 2017 dhe me këtë autorizim të ri, pacientët me BPOK, për të cilët preferohet një Dpi, tani mund të përfitojnë nga ky opsion i terapisë në pajisjen NEXThaler. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të jenë në dispozicion të dyja opsionet, për nevoja të ndryshme të pacientëve, pasi pMDI dhe Dpi janë pajisjet më të përdorura për sëmundjet respiratore kronike, siç është BPOK-ja. Personalizimi i zgjedhjes së inhalatorit, bazuar në aftësinë e një pacienti për të përdorur pajisje specifike, së bashku me trajnimin e vazhdueshëm për një përdorim optimal, mund të rrisë besimin e pacientit dhe të përmirësojë si aderimin, ashtu edhe kontrollin e sëmundjes.
Terapia e trefishtë e Chiesit në pajisjen NEXThaler është aprovuar në Bashkimin Evropian bazuar në studimin TRI-D që ka demonstruar efikasitet dhe siguri të ngjashme me formulimin pMDI te pacientët me BPOK mesatare deri të rëndë. Të dhënat nga studimet klinike me përzgjedhje rastësore TRILOGY, TRINITY dhe TRIBUTE kanë vërtetuar tashmë që terapia e trefishtë e Chiesit në formulimin pMDI është një trajtim efektiv dhe i toleruar mirë për BPOK-në mesatare deri të rëndë.

Pajisja NEXThaler është e pajisur me një numërues dozash për inhalime. Numri i inhalimeve të mbetura që shfaqet në dritaren e pajisjes, nuk ulet kur kapaku është i mbyllur nëse pacienti nuk ka marrë frymë përmes inhalatorit, gjë që e ndihmon atë për të monitoruar dhe menaxhuar trajtimin. NEXThaler është një mekanizëm me aktivizim të frymëmarrjes që bën të mundur dhënien e plotë të dozës kur arrihet rrjedha optimale e frymëmarrjes.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC