Shëndetësi

kor212021

Epidemiologu Ilir Alimehmeti kundër vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç

Komiteti Teknik i Imunizimit po diskuton vaksinimin e fëmijëve në Shqipëri. Disa prej anëtarëve, si prof. Dr. Genc Sulcebe është pro vaksinimit, madje sipas tij, ky proces duhet të nisë para vitit të ri akademik, por ka ndërmjet tyre që nuk janë dakord me fillimin e procesit të vaksinimit te fëmijët. Prof. Silva Bino insiston në vaksinimin e adoleshentëve dhe të rinjve. Ndërsa epidemiologu Ilir Alimehmeti, i cili nuk është anëtar i Komitetit të Imunizimit thotë se fëmijët nuk kanë përse të vaksinohen pasi risku tek ata është i ulët dhe numri i fataliteteve ka qenë i pakonsiderueshëm. Anëtarë të Komitetit të Imunizimit e argumentojnë vaksinimin e fëmijëve me riskun që mbartin ata për t'ua transmetuar virusin sidomos personave të pavaksinuar.

Por në fakt, sa zgjat imuniteti i krijuar nga vaksina? Dhe, a duhet një dozë e tretë e vaksinës?

"Kësaj pyetjeje duan t'i japin përgjigje shumë vetë. Kjo e dhënë nuk është gjetur, nuk duket e nevojshme doza e tretë. Në Izrael, personat që po riinfektohen nuk kanë shfaqur simptoma të rënda. Duhet diskutuar vaksina kineze, duhet pritur studimi", shprehet epidemiologu Mehmeti.

Vende si Italia dhe SHBA-ja po vaksinojnë edhe fëmijë të moshës mbi 12 vjeç. Për fëmijët kanë marrë miratimin vaksina Pfizer dhe Moderna, ndërkohë që edhe në Kinë është miratuar vaksina Sinovac nga enti i saj rregullator.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC