sht222023
Fibromialgjia. Terapia konjitive e sjelljes ndihmon në reduktimin e dhimbjeve
Sipas një studimi klinik me përzgjedhje rastësore të botuar në "Arthritis & Rheumatology" të kryer te pacientët që vuajnë nga fibromialgjia, terapia konjitive e sjelljes (CBT), e cila përdor teknika të strukturuara për të ndryshuar mendimet e shtrembëruara dhe negative, ka rezultuar më e suksesshme përkundrejt trajtimit edukues në reduktimin efekteve të dhimbjes dhe aspekte të tjera tipike të kësaj patologjie në jetën e përditshme.
"Gjetjet tona përkojnë dhe me në një literaturë në rritje që nxjerr në pah përfitimet e trajtimeve jo-farmakologjike, duke përfshirë terapinë CBT, për patologjitë që shkaktojnë dhimbje kronike si fibromialgjia", shpjegon autori i studimit Jeungchan Lee nga Shkolla Mjekësore e Harvardit në Boston.
Studiuesit vunë re se pacientët që morën trajtim me terapinë CBT patën përmirësime të paktën pjesërisht që i atribuohen reduktimeve të mendimeve katastrofike, një gjendje e përbërë nga procese njohëse dhe emocionale si pafuqia dhe amplifikimi i ankesave për dhimbjen.
Testet neuroimazherike kanë treguar se terapia CBT i ushtron këto efekte duke ndryshuar lidhjet e rajoneve specifike të trurit. Prandaj, ndryshimet në qarqet e trurit që bazohen në mendimet katastrofike mbi dhimbjen mund të jenë në themel të përfitimeve që terapia CBT ka te pacientët me fibromialgji dhe mund të lejojnë reduktimin e simptomave që dëmtojnë funksionin e përditshëm si dhimbje të përhapura, lodhje, vështirësi konjitive dhe shqetësim psikosocial.
"Identifikimi i mekanizmave të shumtë biologjikë dhe psikosocialë përmes të cilëve këto trajtime mundet të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes dhe të përmirësojë rezultatet e trajtimit për shumë pacientë që vuajnë nga dhimbja kronike", përfundojnë autorët.
Arthritis & Rheumatology 2023.
https://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1002/art.42672