Shëndetësi

qer102024

Kontraceptivët. Në Finlandë, me qasjen falas dhe edukatën seksuale, 66% më pak aborte te adoleshentët

Sipas Institutit të Shëndetit Publik (THL) në Finlandë, numri i aborteve te adoleshentët në Finlandë, ra me 66% në vitet 2000-2023. Kjo rënie e konsiderueshme i atribuohet ofrimit të kontraceptivëve falas dhe edukatës seksuale të detyrueshme të adoleshentëve në shkolla.

Masat, në favor të parandalimit
Në vitet '90, numri i aborteve te vajzat nën 20 vjeç në Finlandë u rrit, duke bërë që shteti t'i ofronte pa recetë pilulat kontraceptive për vajzat 15 vjeç e lart dhe ta bënte edukatën seksuale si lëndë të detyrueshme në të gjitha shkollat.
Në vitin 2022, Finlanda miratoi një ligj që liberalizon abortin, kur ka mendime të kundërta mbi këtë çështje në Evropë, si dhe në një kohë kur vendimet gjyqësore të SHBA-ve kanë kufizuar qasjen ndaj abortit për miliona njerëz.

Gjithashtu, tashmë mund të thuhet që edukata seksuale luan një rol të rëndësishëm, duke shtuar se shtimi i qasjes ndaj kontraceptivëve që në moshë të re, është një faktor përcaktues. Sipas statistikave të THL-së, numri i aborteve në Finlandë ra me 66%, duke shkuar nga 2.144 për vitin 2000 në 722 për vitin 2023 te të gjithë adoleshentët 19 vjeç e poshtë, ndërsa rënia është akoma më e theksuar, me 78%, te ata 18 vjeç e poshtë për të njëjtën periudhë.

THL theksoi nëpërmjet një raporti se nga gjysma e dytë e vitit 2010, rënia e numrit të aborteve te të rinjtë u ndikua edhe nga ofrimi i kontraceptivëve falas. Një rënie shumë e theksuar u vërejt në numrin e aborteve te gratë finlandeze të të gjitha moshave në dy dekadat e fundit, edhe pse numri i tyre është rritur lehtësisht: afro 2.9% nga 2022 në 2023, sipas statistikave të THL-së. Me liberalizimin e vitit 2022, duke filluar që në shtator 2023, Finlanda nuk u kërkon më një arsye grave për abortin, duke e bërë atë të mundur me anë të një kërkese gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë. THL pohoi se është ende shumë shpejt për të dalë në përfundimin se ndryshimi legjislativ, i hyrë në fuqi në 2022, do të ketë një ndikim në numrin e aborteve.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC