Ushqyerje

qer62014

Terapi ushqyese: këshilla për të menaxhuar sëmundjen renale kronike

Sipas të dhënave të fundit rreth 13% e popullsisë italiane vuan nga sëmundja renale kronike, dmth një reduktim i funksionit renal duke e krahasuar me normën. Terapia ushqyese ndihmon në kontrollin e sëmundjes dhe vonon nevojën për dializë. 

Sëmundja renale kronike (SRK) është një sëmundje progresive e cila çon në  humbjen graduale dhe të pakthyeshme të kapacitetit filtrues të veshkave. Përcaktohet nga shpejtësia e filtrimit glomerular (GFR), parametër që kap shënjat e para të dëmtimit renal shkaktuar nga sëmundje të tilla si hipertension, diabet dhe sëmundje të zemrës, faktorë rrezikut për SRK. Ajo ndahet në 5 faza: nga e para me GFR me të lartë apo të barabartë me 90 ml/min/1.73 m2 deri në fazën 5 (insufiçenca renale kronike terminale) për vlera të VFG më të ulta ose të barabarta me 15 ml/min/1.73 m2, ku mund të duhet transplant i veshkës apo dializë. Është e kuptueshme se përveç diagnozës së hershme janë me rëndësi dhe ndërhyrjet që mund të ngadalsojnë zhvillimin drejt fazave të fundit të sëmundjes. Dieta është një mënyrë trajtimi, nëse menaxhohet me kujdes mund të ngadalsojë përparimin e sëmundjes dhe të ndikojë në reduktimin relativ të rrezikut të vdekjes renale deri në 31%. Dieta për pacientin nefropatik është quajtur dhe terapi ushqyese, duke theksuar në këtë mënyrë rëndësinë e marrjes së kontrolluar jo vetëm të proteinave por edhe të fosforit, të acideve radikale dhe kalorive. Megjithatë problemi kryesor mbetet aftësia e pacientit për t'iu përmbajtur si duhet skemës dietike të përcaktuar. Për këtë arsye është e rëndësishme që pacientët të jenë të informuar, të motivuar dhe të ndjekur vazhdimisht nga ekspertët dietologë, të cilët në bazë të statusit klinik dhe ushqyes të pacientit krijojnë modelin e duhur dietetik për të shmangur kequshqyerjen.  

Rekomandimet dietike:Të gjithë pacientët në përgjithësi duhet të ndjekin rekomandimet që këshillojnë dieta të shëndetshme dhe të ekuilibruar: pak kripë, yndyrna të ngopura të reduktuara, përmbajtje të lartë fibrash dhe produktesh energjikë për arritjen dhe mbajtjen e një peshe ideale dhe kontrollin e dislipidemisë. Çdo kufizim dietik duhet të bëhet në përputhje me fazën e sëmundjes dhe karakteristikat individuale të pacientit.  
Proteinat: nga 1g/kg peshë trupore/ditë (për fazat iniciale), e nevojshme të reduktohet marrja e tyure deri në 0.6 g/kg/ peshë trupor/ditë (faza 3) ndoshta me përdorimin e ushqimeve joproteinikë që favorizojnë kontrollin e marrjes së proteinave. Në fazat e mëvonshme të sëmundjes të karakterizuara nga një rënie e madhe e funksionit renal, kontributi bie nga 0.6 në 0,3-0,4 g/ peshë trupi kg/ditë.  
Energji: për të shmangur kequshqyerjen, konsumi i kalorive duhet të jetë rreth 30-35 kkal për kg peshë/ditë. 
Fosfori: duhet të mbetet brënda kufijve të 1 gram/ditë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ushqimeve që janë të pasura si sallami, e verdha vezës, djathi dhe frutat e thata, duke zgjedhur frutat dhe perimet. 
Kloruri i natriumit: nuk duhet të jetë më pak se 3 g/ditë, por nuk duhet të kalojë 5-6 g/ditë përjashtuar rastet e veçanta (nefropati me humbje të natriumit).

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC