Ushqyerje

tet32014

Nikeli dhe ushqimet: edhe dieta ushqimore mund të jetë përgjegjëse për dermatitin

tags: NIKELI
Jo vetëm lidhjet metalike, nga të cilat mund të përbëhen byzylykët ose vëthët lëshojnë nikel. Një burim i rëndësishëm është dieta e përditshme që tek individët e ndjeshëm mund të shkaktojë dermatit, siç shkaktojnë objektet dhe substancat që e përmbajnë.

Është e ditur tashmë se tek njerëzit që vuajnë nga dermatiti sistemik nga kontakti, reaksioni i menjëhershëm nga qelizat T në vijim të ekspozimit sistemik ndaj një alergeni, një nga faktorët shkaktues mund të jetë nikeli: përbërës i lidhjeve metalike nga të cilat formohen shumë objekte dhe mjete, bizhuteri, orë dore, por edhe në produktet kimike (detergjentë, produkte kozmetike, deri në amalgamën e  përdorur në ortodontsi) nikeli mund të shkaktojë tek njerëzit e  ndjeshëm, një dermatit që prek zonat në kontakt të drejtpërdrejtë me objektet. Megjithatë, dermatiti mund të ndodhë edhe në mungesë të kontaktit; në këto raste, shkaku kryesor përfaqësohet nga nikeli i ardhur nga dieta, i marrë me ushqime të cilat kanë pak a shumë këtë përmbajtjë. Nikeli është një element i domosdoshëm për trupin tonë, por në sasi shumë të vogla. Është një metal i kudondodhur në mjedis, i pranishëm si gjurmë në tokë, në ujë dhe si pasojë në ushqim, por përmbajtja e tij mund të rritet në mënyrë të ndjeshme në varësi të kushteve të mjedisit (reshjeve) ose aktivitetit bujqësor (përdorimi i fungicideve) ose ndotësve (dallimet mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga zona në zonë) duke u bërë kështu një problem për njerëzit e ndjeshëm. Edhe pajisjet për përgatitjen e ushqimit, nga tenxheret dhe enët shtëpiake prej çeliku inox jo nikel - free tek impiantet industriale të prodhimit ushqimor që janë një burim i mundshëm i kontaminimit të ushqimit sepse materiali prej të cilit ata përbëhen mund të lëshojë gjurmë të vogla. Disa studime kanë treguar se një dietë me përmbajtje të ulët nikeli tek njerëzit e ndjeshëm mund të përmirësojë gjendjen e lëkurës edhe pse duhet të konsiderohet gjithmonë një sensibilitet individual në përthithjen e ushqyesve që varet nga kushtet shëndetësore, nga zakonet ushqimore, por edhe nga karakteristikat e ushqimit. Matrica e ushqimit në të vërtetë është përgjegjëse për një nga dallimet më të mëdha në shkallën e lirimit të nikelit nga ushqimet. Një studim i kohëve të fundit ka llogaritur në popullatë një përthithje mesatare prej 16% në lidhje me marrjen ditore të këtij metali. Ushqime ndër më të pasurit me nikel si arra (1-10mcg/g) dhe çokollata (3-5mcgnikel/g) lëshojnë rreth 50 % të nikelit që përmbajnë. Një dietë plotësisht pa nikel është e vështirë të realizohet. Megjithatë, mund të shmangen ushqimet që e përmbajnë në sasi të mëdha në mënyrë që të minimizohet akumulimi i këtij metali në organizëm: drithërat integrale (përfshirë tërshëra dhe gruri kokërr); bishtajore (fasule, thjerrëza, bizele, soja dhe produkte soje); ndër zarzavatet brokoli, lulelakër, qepë, karrota dhe asparagë; fruta të thata (në veçanti arra dhe lajthi), molusqe, çaj të zi. Ushqimi i konservuar (sidomos mishi dhe peshku i konservuar dhe perimet) dhe vajrat bimore të rafinuar janë një burim i njohur nikeli tashmë në dietën e përditshme. Në vitin 2007 u hartuan disa Udhëzime nga North American Contact Dermatitis Group për të propozuar një dietë me përbërje të ulët nikeli me një listë të detajuar të ushqimeve dhe përmbajtjeve të tyre, por duhet të përdoren vetëm si referencë, për shkak të ndryshueshmërisë së madhe që karakterizon praninë e këtij elementi në natyrë si dhe për ndjeshmërinë individuale.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC