tet172014
Të ushqyerit dhe barnat: binom që duhet thelluar
Ndërveprimi mes barnave dhe të ushqyerit karakterizohet nga simptoma shpesh jo specifike. Sigurisht që marrja e një bari, veçanërisht nëse zgjat në kohë, mund të modifikojë të ushqyerin dhe disa ushqime mund të ndërhyjnë dhe modifikojnë efektin e pritshëm të tij. Ushqimet ose disa përbërës të tyre, ashtu si suplementet dhe produktet bimore, mund të modifikojnë veprimin e barit sepse janë në gjendje të fuqizojnë ose ulin përthithjen, metabolizimin dhe sekretimin deri dhe në efekte antagoniste. Që në fazën e formulimit të një bari, ndërveprimet farmakologjike janë objekt vëmendjeje dhe studimi. Por pa dyshim që raporti është i dyanshëm, sepse në vlerësimin e të ushqyerit të një pacienti hyn (mes faktorëve të tjerë) dhe marrja e barnave, që në fakt mund të nxitin, ngadalësojnë ose pengojnë përthithjen, metabolizimin dhe sekretimin e vlerave ushqyese prej të cilave ushqimet janë të përbëra. Pra marrja e një bari, veçanërisht nëse është i tejzgjatur në kohë, mund të ndryshojë rezultatet e dietës dhe për pasojë edhe gjëndjen ushqyese të pacientit. Megjithatë raporti ushqime-barna vazhdon të jetë një aspekt pak i studiuar edhe sepse simptomat që derivojnë nga ndërveprimi i tyre nuk mund të specifikohen. Ka disa kategori pacientësh që janë veçanërisht të ekspozuar: ata që vuajnë nga patologji hepatike, renale ose gastrointestinale; ata që kanë një gjendje shëndetësore të kompromentuar për shkak të sëmundjeve; të moshuarit që përdorin më tepër barna për shkak të sëmundjeve kronike; ose ata që vuajnë nga diabeti, hipertensioni apo hiperkolesterolemia (disa barna në fakt mund të shkaktojnë rritje të niveleve të glicemisë, të shkaktojnë dislipidemi apo edhe shtim në peshë). Raportet kryesore barna-ushqim janë në përgjithësi të ndikuara nga pH i ambientit gastrik ose nga prania e njëkohëshme e përbërësve dhe substancave që e lidhin molekulën dhe modifikojnë efektin e pritur. Për të përmirësuar përthithjen e barnave, duke i ruajtur nga aciditeti gastrik, vlen shpesh rregulli i të marrit me stomak bosh, thënë ndryshe 1 orë përpara ose 2 orë pas vakteve ushqimore. Për të ruajtur ekuilibrin e të ushqyerit, por edhe organizmin nga efektet anësore, disa barna duhen marrë duke ndjekur udhëzime të veçanta. Marrja e tyre me stomak plot, apo në një kohë me ushqimin apo qumështin, është e këshillueshme për të ashtuquajturit FANS (barna antiinflamatore jo steroide: iburprofen, ketoprofen, naproksen, diklofenak, aspirinë) duke parë ndikimin e tyre të dëmshëm mbi mukozën gastrike. Marrja e paracetamolit, klasifikuar si analgjezik jo FANS, hepatotoksik në doza më të mëdha se ato terapeutike, reduktohet nëse merret me ushqime të zakonshme sipas treguesve të ofruar nga ''Food and Drug Administration''(fda.gov), pra duhet marrë me stomak bosh. Në përgjithësi për të gjithë analgjezikët është absolutisht i pakëshillueshëm konsumimi i alkoolit që mund të favorizojë dëmet në mëlçi,në rastin e FANS, gjakrrjedhjen e mukozës gastrike.
Diuretikët janë një kategori barnash që promovojnë sekretimin e ujit dhe klorurit të natriumit nga organizmi, për të reduktuar gjendjet e fryrjes dhe ekseset e rrjedhjeve të shkaktuara nga patologjitë kardiake dhe hepatike; janë tregues edhe për luftimin e hipertensionit. Një kategori e veçantë diuretikësh, 'diuretikët kursyes të kaliumit' të cilët bllokojnë ripërthithjen e natriumit dhe sekretimin e kaliumit mund të shtojnë sasitë e këtij të fundit në organizëm, prandaj nuk duhet tepruar me marrjen e tyre, si dhe me ushqime të pasura me elemente të tilla si: banane, portokalle, sallatë jeshile dhe perime dhe të zëvendësohen me kripë me bazë natriumi.