Ushqyerje

gus282017

Nga përdorimi i fruktozës përfitime në disa pacientë me diabet tip 2

tags: Glukozë

Sipas rezultateve të një studimi të publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, zëvendësimi i glukozës apo sakarozës me fruktozë në ushqime apo pije mund të jetë i dobishëm për parametrat metabolikë, në veçanti në individë me tolerancë të çrregullt ndaj glukozës apo diabetit tip 2. "Ekzistojnë prova konfliktuale mbi rolin e konsumit afatgjatë të fruktozës në shëndet. Por asnjë rishikim sistematik nuk ka vlerësuar efektin e zëvendësimit izoenergjetik me fruktozë të sheqernave të tjerë dhe efektin e saj në hemoglobinë (HbA1c), gliceminë esëll, insulinë dhe trigliceride, - shprehet autorja kryesore e studimit, Rebecca Evans nga University of Canberra, Australi. - Objektivi i këtij studimi ishte ai i rishikimit të provave për një reduktim të disa treguesve metabolikë pas zëvendësimit izoenergjetik të glukozës apo sakarozës në ushqimet apo pijet me fruktozë. Popullsitë në fokus ishin personat pa diabet me një tolerancë të çrregullt të glukozës dhe me diabet tip 2", saktëson autorja. Kërkuesit kanë analizuar literaturën e disponueshme online dhe kanë përfshirë studime të randomizuara të kontrolluara që kishin të bënin me zëvendësimin për dy javë ose më shumë të glukozës, sakarozës apo të dyjave njëkohësisht me fruktozën te të rriturit apo fëmijët me apo pa diabet në të cilët ishte e identifikueshme matja e glicemisë esëll. Ata analizuan 11 studime për një total prej 277 pacientësh me kohëzgjatje nga 2 në 10 javë dhe doza fruktoze mes 40 dhe 150 g/ditë. Zëvendësimi me fruktozë në disa nën-grupe pati si rezultat një reduktim të lehtë të niveleve të glukozës në gjak esëll dhe më të ulët, por domethënës të HbA1c, triglicerideve dhe të peshës trupore ndërsa nuk është hasur asnjë efekt në insulinë apo lipide në gjak.
"Rezultatet e metanalizës tonë sugjerojnë se mund të ketë një përfitim në konsumin e fruktozës afatgjatë në veçanti në disa popullata pacientësh, ndonëse janë të nevojshme studime të tjera cilësore. Mjekët që mendojnë se ulja e glicemisë pas darkës mund të jetë një përfitim për pacientët e tyre duhet që me qetësi të rekomandojnë zëvendësimin e sheqernave të tjerë me fruktozë pa u shqetësuar për efektet anësore afatgjata".

 

Am J ClinNutr. 2017. doi: 10.3945/ajcn.116.145169
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28592603

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC