pri202018
Pse dieta mesdhetare është më e mira në botë? Studiuesit japin përgjigjen.
Dieta mesdhetare dhe ushqimet e saj kanë qenë në qendër të kërkimit shkencor për dekada të tëra. Janë studiuar grupe me mijëra njerëz për të kuptuar se sa dhe pse, disa ushqime janë kaq të dobishme për shëndetin. Kanë qenë këto studime që kanë nxjerrë në pah se, ndonëse nuk është e vetmja në botë, dieta mesdhetare është më e mira. Dhe ajo, bazohet në këta përbërës themelorë:
- Konsum i lartë i vajit të ullirit.
- Konsum i lartë i barishteve.
- Konsum i lartë i drithërave, sidomos të papërpunuara.
- Konsum i lartë i frutave dhe perimeve.
- Konsum i moderuar i produkteve të qumështit, sidomos kosit.
- Konsum i moderuar ose i lartë i peshkut.
- Konsum i moderuar i verës.
- Konsum i ulët i mishit dhe derivateve të tij.
Në vitet nëntëdhjetë, një studim i zhvilluar mbi 400 vetë, i cili maste rolin e dietës mesdhetare në rastet e vdekshmërisë, zbuloi se 17% e reduktimit të vdekshmërisë së përgjithshme, ishte e lidhur me një rol më të madh të këtyre ushqimeve. Antonia Trichopoulou, presidente e Fondacionit Helenik për Shëndetësinë dhe drejtore e Qendrës për Ushqimin OMS, e konfirmon këtë prirje në një hulumtim të mëtejshëm. "Një studim shumë i rëndësishëm ka shqyrtuar në Greqi mbi 28 mijë njerëz që kanë ndjekur dietën mesdhetare", shpjegon ai. "E pra, rezultatet kanë qenë të mahnitshme: vdekshmëria totale u zvogëlua me 25%, patologjitë koronare regjistruan një reduktim prej 33% dhe vdekshmëria nga kanceri është ulur me 24%".
Dobitë janë më të mëdha nëse përdoren të gjithë përbërësit
Është e rëndësishme të shtojmë se këto rezultate surprizuese ishin të lidhura me përdorimin e përgjithshëm të dietës mesdhetare dhe jo të përbërësve të saj të veçantë. Kjo do të thotë se reduktimi i patologjive i detyrohet funksionit sinergjik ose antagonist mes përbërësve të ndryshëm të dietës mesdhetare dhe ndërveprimit të tyre. Këto sinergji do të studiohen ende deri në thellësi për të kuptuar vërtet se cilat janë ndikimet metabolike përgjegjëse për këto efekte pozitive. Por kjo, nuk është e gjitha.
Nëse studime të fundit nxjerrin në pah se si përfshirja në dietën mesdhetare sjell reduktimin me 11% të rrezikut kardiovaskular, evidenca të tjera shkencore kanë të bëjnë me demencën, një nga problemet kryesore të shoqërisë sonë aktuale dhe të ardhshme. "Një studim shumë i shtrirë, i zhvilluar në mbi 27 mijë subjekte, të ndjekura për 26 vjet, përfundon Antonia Trichopoulou, tregon se dieta mesdhetare mund të kontribuojë edhe në parandalimin e demencës".