Farmaci

kor102014

Udhëzime nga NICE për FA: antikoagulantë të rinj që zëvendësojnë ASA

Nuk duhet më të përdoret acidi acetilsalicilik (ASA- aspirina) për parandalimin e iktusit në pacientët me fibrilacion atrial (FA): rekomandimi është përfshirë në udhëzimet e reja të NICE (National Institute For Health and Care Excellence). Aspirina ishte alternativa më e përshkruar për pacientët të cilët nuk mund të toleronin warfarin, por në dritën e dëshmive të reja dhe mbi të gjitha me hyrjen në treg  të antikoagulantëve të rinj oral, NICE ka riparë dokumentin e vitit 2006. Pacientët me fibrilacion kanë një risk pesë herë më të lartë se popullata e përgjithshme për të pësuar iktus, sepse funksionimi jo korrekt i zemrës provokon formimin e koagulimeve brenda sistemit të qarkullimit të gjakut, për këtë arsye terapia profilaktike është thelbësore. Megjithatë ekzistojnë pacientë tek të cilët trajtimi me warfarin nuk është i përshtatshëm, ose që zhvillojnë reaksione alergjike ose intolerancë ndaj barit; në këto raste aspirina ishte një alternativë e besueshme. Rishikimi i të dhënave të literaturës tregon se efikasiteti i saj nuk është i tillë që të nënkuptojë përdorimin e saj në FA. Në të kundërt antikoagulantët e rinj oral, apiksaban, dabigatran dhe rivaroksaban, janë më efektivë dhe krahasuar me warfarin ofrojnë avantazhin që nuk kërkojnë një monitorim të vazhdueshëm.
Kujdes: trajtimi me ASA nuk duhet ndërprerë papritur dhe pa diskutuar me mjekun.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC