Farmaci

kor122014

EAHP: për zhvillimin e App mbi barnat nevojitet mbikqyrja dhe ekspertiza e farmacistit

tags: APP
Çdo aplikacion për smartphone ose tablet dedikuar shëndetit që flet për barnat dhe përdorimin e tyre duhet të jetë nën mbikqyrjen rregullatore të ekspertizës së farmacistit për të garantuar sigurinë. Ky është pozicioni i Shoqatës Europiane të Farmacistëve Spitalorë (EAHP) në diskutimet e hapura nga Komisioni Europian lidhur me temën e App dedikuar shëndetit. EAHP thekson se në rang spitalor teknologjitë e reja kanë qënë gjithmonë shumë të pranishme dhe përdorimi i tyre është i dobishëm dhe është kuptuar se këto aplikacione duhet të studiohen që në fazat e para dhe që qeveritë dhe profesionistët e shëndetit duhet ta drejtojnë zhvillimin dhe realizimi e tyre. Një shembull për të treguar vështirësinë e menaxhimit të barnave, rasti i barnave që vendosen në komodinën e shtratit të pacientit të shtruar kur ende nuk përmbajnë një kod identifikues. Në lidhje me App që po përfshihen në çdo proçes që përfshihen barnat, Roberto Frontini, Presidenti i Shoqatës komenton "pasojat e një gabimi të mundshëm në hartimin e aplikacionit janë të tëmerrshme". Ai shton "Të gjitha barnat mund të dëmtojnë në qoftë se nuk merren si duhet. Prandaj ne rekomandojmë që farmacistët të përfshihen në zhvillimin dhe testimin e këtyre aplikacioneve, siç u tha tashmë në deklaratat e European Statements of Hospital Pharmacy në përputhje me organizatat e pacientëve dhe profesionistëve të tjerë të shëndetit. Teknologjia mund të ofrojë shumë por pa një vizion të pasojave të mundshme dhe koordinim të zhvillimit, shumë shpesh nuk realizohen synimet".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC