gus82014
AIJS dhe pickimet e bletës, kombinimi mund të shkaktoj alergji sistemike
Përdorimi i barnave anti-inflamatore jo steroide (AIJS) mund të shkaktoj reagime alergjike sistemike në pacientët që janë pickuar nga bletët. E afirmon një letër që u publikua në Annals of Allergy, Asthma and Immunology duke iu referuar një kërkimi të kryer në spitalin ICP të Milanos për disa raste klinike. Në veçanti bëhej fjalë për tre bletarë të cilët nuk kishin patur asnjëherë probleme pas pickimeve, por kishin filluar të shfaqnin reaksione alergjike sistemike menjëherë pas marrjes së AIJS. Të tre pacientët u bënë sërisht tolerant ndaj helmit të bletëve dhe AIJS, vetëm nëse ekspozimi nuk ishte i njëkohshëm. "Të marrësh AIJS përpara se të nisësh aktivitetin si bletar mund të sjellë rrezikun e reaksioneve sistemike" deklaroi Cristoforo Incorvaia, një nga autorët e letrës, specialist në alergologji dhe imunologji klinike, duke raportuar se në mesin e barnave që janë shoqëruar me reaksione anafilaktike ka disa shumë të zakonshme, shpesh të përshkruara ose në dispozicion pa recetë, të tilla si aspirina dhe ketoprofeni. Tani duhet verifikuar nëse reaksioni është proporcional me dozën e barnave të marra. Kërkimi mund të ketë ndikim për njerëzit që mendoheshin subjekte jo-alergjike, por jo për ata që janë të ditur se kanë alergji ndaj apitoksinës: "Këta të fundit" thotë specialisti Bernadette Eberlein, i Qëndrës Kërkimore Helmholtz për Shëndetin Mjedisor të Monakos në Gjermani "janë gjithashtu në rrezik të reaksioneve sistemike dhe duhet të fillojnë imunoterapinë".