Farmaci

gus262014

Me probiotikë përmirësohet kontrolli i presionit të gjakut

Konsumi i probiotikëve mund të ketë efekt, megjithëse modest, në përmirësimin e kontrollit të presionit të gjakut. Një grup kërkuesish australianë ka kryer një rishikim sistematik dhe meta-analizë të testeve të randomizuar dhe kontrolluar publikuar në Hypertension. «Provat e mëparshme klinike në njerëz kanë treguar se konsumi i probiotikëve mund të përmirësojë kontrollin e presionit të gjakut. Qëllimi i këtij shqyrtimi sistematik ishte për të qartësuar efektin e probiotikëve mbi presionin e gjakut duke përdorur një meta-analizë të testeve të randomizuara dhe kontrolluara" thotë Saman Khalesi, i Griffith University në Australi, autori i parë i artikullit. Kërkimi mbi PubMed, Scopus, Cochrane library (Qëndrore), Physiotherapi evidence database e Clinicaltrial.gov deri në janar 2014 përfshiu nëntë studime për një total prej 543 pjesmarrësish. Konsumi i probiotikëve ka ndryshuar ndjeshëm presionin sistolik (-3,56 mm Hg) dhe diastolik (-2,38) në krahasim me grupet e kontrollit. Për të dy presionet, si sistolik dhe diastolik u vu re një ulje më e madhe me probiotikët multipli krahasuar me një lloj të vetëm dhe testet me presionin bazë më të lartë ose të barabartë me 130/85 krahasuar me të ultin 130/85 kanë arritur një përmirësim më domethënës të presionit diastolik. Së fundi, kohëzgjatja e proçesit më pak se 8 javë nuk çonte në një reduktim të ndjeshëm të presion sistolik apo diastolik, si dhe doza ditore prej më pak se 100 milardë CFU nuk tregonte një efekt të rëndësishëm. Kërkuesit flasin për disa kufizime të studimit dhe testeve të analizuar dhe nevojën për më tepër studime të randomizuara e kontrolluara me mostra më të gjëra, kohëzgjatje më të madhe dhe hartat pëkatëse për verbërinë. "Janë rekomanduar studime të ardhshme që hetojnë efektin e produkteve të ndryshme me lloje dhe doza të ndryshme për të sqaruar rezultatet e kësaj meta-analize. Efektet e probiotikëve mbi presionit e gjakut dhe shëndetin global të pacientëve, sidomos tek pacientët me hipertension, si dhe mekanizmat me të cilët probiotikët mund të ndikojnë në presionin e gjakut, kërkojnë hetime të mëtejshme" përfundon Khalesi.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC