sht192014
Cigaret elektronike me nikotinë, rrezik konsumi për drogat e forta
"Është punuar gjatë për reduktimin e duhanit dhe me futjen e cigareve elektronike (E-Cig) jemi afërsisht duke shkatërruar gjithë progreset e bëra". Ky është komenti i një punimi të botuar në New England nga Denise dhe Eric Kandel i Columbia University në New York. Sipas dy shkencëtarëve, E- Cig veprojnë si "drogë hyrëse" (gateway drug) ose mund të nxisin përdoruesit të përdori më lehtë drogat e tjera të tilla si marjuana dhe kokaina duke çuar pastaj në fenomene varësie (parë neurologjikisht si mekanizma nxitës të të mësuarit dhe kujtesës së vazhdueshme). Kërkuesit, studiues të nikotinës prej shumë vitesh, që në punët e tyre të hershme kishin treguar se si kjo substancë rriste në mënyrë dramatike efektet e kokainës nëpërmjet aktivizimit të një gjeni promotor FOSB, frenimi i gjenit HDAC dhe acetilizuesi i striatum. Në provat laboratorike, kur minjtë merrnin nikotinë përpara kokainës, ndryshonin edhe sjelljen e tyre duke vrapuar më shumë dhe duke kaluar më tepër kohë me të ngrënin, pothuajse të nxitur nga nevoja për të kënaqur dëshirat e drogës. Të dhënat epidemiologjike të Kandel na bëjnë të mendojmë se efekte të ngjashme mund të ndodhin edhe tek njerëzit. Shumë nga ata që fillojnë të marrin kokainë, më pas mund të kalojnë në droga gjithnjë e më të rënda për të mbajtur të kënaqur sistemin e "shpërblimit". "Pavarësisht se E-Cig evitojnë disa nga substancat e dëmshme të lidhura me djegien e tabakut, ato mbeten mjete për lirimin e pastër të nikotinës, duke përfaqësuar një lehtësues të fuqishëm për varësinë ndaj kokainës dhe ndoshta drogave të tjera. Nëse njerëzit do të ishin të vetëdijshëm për këtë rrezik, do të ishin më pak entuziastë për nikotinën". Prandaj për autorët e këtij studimi është koha për të theksuar efektin e nikotinës, jo vetëm në nivel pulmonar por edhe atë cerebral. "Fakti që ky ndikim i rëndësishëm në inkurajimin dhe lehtësimin e përdorimit të drogave të tjera nuk është diskutuar kurrë, është një mangësi e madhe".