sht222014
Shumë kodeinë në shurup dëmton trurin
Shurupet për kollë që përmbajnë kodeinë mund të bëhen objekt abuzimi, duke krijuar varësi deri sa mund të shkaktojnë ndryshime në nivelin cerebral. Me qëllim për të vlerësuar efektet negative të përdorimit të zgjatur të këtyre produkteve, kërkuesit intervistuan 30 përdorues kronikë dhe zhvilluan 30 kontrolle, të cilët iu nënshtruan një ekzaminimi imaging të trurit me një tensor difuzioni, një lloj i veçantë i rezonancës magnetike që lejon të merren imazhe tre-dimensionale. Qëllimi ishte për të hetuar praninë e ndonjë anomalie në mikrostrukturën e lëndës së bardhë cerebrale të subjekteve të rekrutuar dhe natyrën e ndonjë lidhje me kohëzgjatjen e përdorimit të shurupeve. Nga rezultatet e publikuara në revistën American Journal of Neuroradiology, doli prania e defiçiteve në zona specifike të lëndës së bardhë në trurin e përdoruesve të rregullt, potencialisht e lidhur me një impulsivitet më të lartë në sjelljen e të njëjtave subjekteve të llogaritura nëpërmjet Barratt impulsiveness scale. Në mënyrë të veçantë, dëmet e shkaktuara nga abuzimi me kodeinën në shurup kanë goditur zona të ndryshme të trurit, duke përfshirë fashikullin front-oksipital dhe fashikullin inferior, ndryshime të krahasueshme me ato që gjënden në forma të tjera të varësive të tilla si interneti, alkooli dhe heroina.
Përse është i nevojshëm farmacisti: kodeina është një alkaloid prezent në opium me veti analgjezike dhe antitusive të ngjashme me morfinën. Efektet e pakta anësore nuk duhet të ulin vëmëndjen ndaj rrezikut të abuzimit, sidomos tek më të rinjtë.