Farmaci

gus162024

Hipertensioni. Profesionistët shëndetësorë më efikasë janë farmacistët

Ndër operatorët e shumtë shëndetësorë, farmacistët janë në gjendje ta reduktojnë më me efikasitet tensionin arterial sistolik me ndërhyrjen e tyre. Rezultatet e metaanalizës së kryer, janë publikuar në Circulation Cardiovascular Quality and Outcomes dhe theksojnë rolin e rëndësishëm të këtyre operatorëve shëndetësorë në menaxhimin e tensionit arterial te pacientët me hipertension.

 

Hipertensioni arterial

Hipertensioni është shkaku kryesor i parandalueshëm i vdekjes së parakohshme, prek afro 31.1% të individëve në botë dhe përbën një faktor rreziku për sëmundje kardiovaskulare. Në Itali, vlerësohet se hipertensioni prek afro 18% të popullsisë, me një prevalencë që rritet gradualisht me moshën derisa tejkalon 50% pas moshës 74-vjeçare. Këtyre rezultateve u shtohen edhe ata individë që nuk janë në dijeni se vuajnë nga kjo sëmundje.

Pavarësisht efikasitetit të ndërhyrjeve farmakologjike dhe të ndryshimeve në stilin e jetës, vetëm 13.8% e pacientëve kanë hipertension të kontrolluar. Ky fenomen duket se është edhe pasojë e pengesave në qasjen ndaj trajtimeve të duhura. Për shembull, mjekët e përgjithshëm mund të mos kenë mjaftueshëm kohë në dispozicion për të ofruar një këshillim të plotë dhe kjo mund të ketë shumë ndikim në të kuptuarit e patologjisë dhe në aderencën e pacientëve në trajtim.

 

Metaanaliza dhe evidencat

Autorët kanë kryer një mataanalizë të studimeve që karakterizojnë ndërhyrjet në bazë të llojit të operatorit shëndetësor që drejton trajtimin, ku janë përfshirë infermierët, mjekët dhe farmacistët. Në analizë u përfshinë 100 artikuj me 90.474 pacientë. Rezultatet kanë treguar se menaxhimi i trajtimit të drejtuar nga farmacisti, e ka reduktuar tensionin arterial sistolik me 7.3 mmHg, ndërsa ndërhyrja e operatorëve shëndetësorë të komunitetit e ka reduktuar me 5.2 mmHg. Edhe në ndërhyrjet e kryera nga mjekët dhe infermierët janë vërejtur reduktime të konsiderueshme të tensionit sistolik, respektivisht me 3.0 mmHg dhe 2.4 mmHg. Pra, këto rezultate janë evidenca që të gjithë operatorët shëndetësorë janë në gjendje të ofrojnë ndërhyrje efikase për pacientët me hipertension, por përfshirja e farmacistit në menaxhimin e tensionit arterial ka ndikim më të madh pozitiv në trajtim. Pra, sipas autorëve, në ekipin shumëdisiplinor, preferohet një ndërhyrje më e thellë e farmacistëve në programet e shëndetit publik, me qëllim që t'u ofrojnë pacientëve njohuri më të thelluara mbi menaxhimin e barnave dhe trajtimeve të personalizuara, duke kapërcyer në mënyrë efektive hendekun terapeutik.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC