Shëndetësi

kor112024

Arteriopatia periferike. Menaxhimi fokusohet në respektimin e trajtimeve dhe stilin e jetës

Identifikimi i pacientëve në rrezik, ofrimi i udhëzimeve mbi ndryshimin e stilit të jetës, monitorimi i terapisë, rekomandimi i mjeteve për lënien e duhanit dhe nxitja e marrjes së barnave, janë disa nga ndërhyrjet që farmacisti mund të kryejë për të ndihmuar pacientët që vuajnë nga arteriopatia periferike (PAD).

Arteriopatia periferike: paraqitja dhe faktorët e rrezikut
Arteriopatia periferike është një sëmundje që karakterizohet nga reduktimi i qarkullimit të gjakut në arteriet e gjymtyrëve të sipërme e sidomos në ato të gjymtyrëve të poshtme. Kjo patologji shkaktohet nga bllokimet apo ngushtimet e arterieve. Pjesa më e madhe e individëve me këtë sëmundje shfaqin çrregullime të lehta dhe pa simptoma, ndërsa të tjerë mund të zhvillojnë ngërçe në pulpa, një patologji të njohur si claudatio intermittens, ose në krahë ndërsa ecin apo kryejnë aktivitet fizik.

Faktorët e rrezikut përfshijnë tymosjen, hipertensionin, aterosklerozën, diabetin, hiperkolesteroleminë dhe moshën e madhe. Arteriopatia periferike prek si burrat, ashtu edhe gratë dhe përbën një faktor rreziku për sëmundjen koronare cerebrovaskulare.

Parandalimi dhe trajtimi i arteriopatisë periferike
Në pjesën më të madhe të rasteve, barnat dhe ndryshimet në stilin e jetës janë të mjaftueshme për ngadalësimin e përparimit, si dhe për largimin e simptomave të arteriopatisë periferike. Ndërhyrjet më të këshillueshme janë: ndalimi i duhanpirjes, kryerja e aktivitetit fizik në mënyrë të rregullt, të paktën fillimisht ndoshta në një qendër të kontrolluar, ndjekja e një diete të duhur për ngadalësimin e përparimit të sëmundjes, kryesisht me perime, fruta, drithëra integrale, produkte qumështi me përmbajtje të ulët yndyre, produkte pule, peshk, bishtaja, arra dhe vaj ulliri. Gjithashtu, duhet të kufizohet konsumi i sheqernave, si edhe i ushqimeve me përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura dhe të atyre trans. Në fakt, në nivel farmakologjik, terapitë përfshijnë barnat për reduktimin e kolesterolit, antihipertensivët, antitrombotikët dhe qetësuesit e zakonshëm kundër dhimbjes.

Roli i farmacistit në trajtimin e pacientit
Farmacisti mund të luajë një rol në identifikimin e pacientëve të rrezikuar dhe t'i udhëzojë mbi ndryshimet e stilit të jetës, mbi barnat dhe mbi procedurat kirurgjikale të disponueshme, nga terapia trombolitike në bypass kirurgjikal dhe angioplastikë, duke u rekomanduar të konsultohen me një specialist. Gjithashtu, farmacistët mund të monitorojnë terapinë dhe të sigurohen që pacientët të jenë të mirë-informuar mbi marrjen e duhur të barnave, si dhe t'i nxisin ata për ndjekjen e një stili të shëndetshëm jete dhe në lidhje me marrjen e barnave.

Së fundi, duke qenë se sëmundja arteriale periferike është një sëmundje e dhimbshme që mund të rrezikojë cilësinë e jetës, farmacistët mund t'i monitorojnë pacientët për shenja depresioni dhe ankthi dhe t'i këshillojnë ata të kërkojnë kujdes të specializuar, nëse është e nevojshme.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC