Farmaci

gus212023

Hipertensioni dhe ndërhyrja e farmacistit. Strategjitë për menaxhimin e duhur

Farmacisti mund të ndihmojë në trajtimin dhe menaxhimin e hipertensionit. Në mënyrë të veçantë, disa nga ndërhyrjet e tij në praktikën e përgjithshme që mund ti vijnë në ndihmë njerëzve që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut janë: këshillimi i pacientëve për të ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme, monitorimi i aderimit të terapisë dhe mbajtja nën kontroll e tensionit. Lidhur me këtë temë ka folur farmacistja Jeannette Wick në një artikull të botuar në "PharmacyTimes".

Hipertensioni dhe rreziqet që lidhen me të

Rreth 46% e të rriturve amerikanë vuajnë nga hipertensioni dhe farmacistët po përfshihen gjithnjë e më shumë në trajtimin e pacientëve me këtë sëmundje kronike. Qëllimi i trajtimit është të mbajë nën kontroll presionin e gjakut për të parandaluar komplikime të tilla si sëmundjet e zemrës, iktusi dhe insuficienca renale. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon ekzaminimin për të gjithë të rriturit mbi 40 vjeç, të cilët duhet të mbajnë presionin e gjakut në vlerat 120/80 mm Hg dhe t'i nënshtrohen kontrolleve të paktën çdo vit, ndërsa të rinjtë të paktën çdo dy vjet.

Roli i farmacistit në menaxhimin dhe parandalimin e hipertensionit

Edhe vetëm duke pyetur pacientët se sa shpesh e kontrollojnë presionin e gjakut, farmacistët mund të ndihmojnë në parandalim, ndërsa për të menaxhuar pacientët me hipertension, këta profesionistë shëndetësorë mund t'i kujtojnë atyre se ndër faktorët e rrezikut kardiovaskular janë: diabeti, pirja e duhanit dhe nivelet e lipideve në gjak. Për më tepër, inkurajimi për të ndjekur me përpikmëri terapinë është një mënyrë efektive për të promovuar shëndetin e pacientëve. Në këtë kontekst, farmacistët duhet të sugjerojnë sinkronizimin e marrjes së barnave dhe të rekomandojnë përdorimin e pajisjeve që mbajnë rikujtojnë marrjen e tyre. Për më tepër, edukimi i pacientëve për rreziqet e hipertensionit  dhe përfitimet e marrjes së medikamenteve mund të përmirësojë aderimin në terapi.

Strategjitë për kontrollin e hipertensionit

Ndryshimet në mënyrën e jetesës si: mbajtja e një peshe të shëndetshme, aktiviteti i rregullt fizik, kufizimi i marrjes së alkoolit dhe ndjekia e një diete të shëndetshme me përmbajtje të ulët kripe dhe yndyrash të ngopura mund të ndihmojnë për të mbajtur nën kontrollin presionin e lartë të gjakut. Megjithatë, në disa raste mund të jetë e nevojshme edhe terapia medikamentoze. Diuretikët tiazidë janë zakonisht linja e parë e trajtimit të cilët rrallë shkaktojnë efekte anësore. Krahas tyre janë edhe inhibitorët ACE, antihipertensivë efektivë që u përshkruhen pacientëve që vuajnë nga sëmundje të tjera si sëmundjet e zemrës, diabeti ose sëmundjet renale. Së fundi, po aq efektivë janë edhe beta-bllokuesit, të cilët bllokojnë kanalin e kalciumit dhe hyrjen e këtij elementi në qelizat kardiake dhe vaskulare, duke ulur presionin dhe duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

 

Sabina Mastrangelo

Wick J. Y. Tips to help patients manage hypertension - PharmacyTimes (2023)
https://www.pharmacytimes.com/view/tips-to-help-patients-manage-hypertension


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC