Mirëqenie

maj172023

Epilepsia. Mbështetja e farmacistit përmirëson aderimin dhe ul hospitalizimet

Monitorimi i pacientëve të moshuar nga farmacisti për ndjekjen e terapive antiepileptike redukton shkallën e shtrimeve në spital si pasojë e konvulsioneve. Në këtë përfundim ka arritur një hulumtim i publikuar në "Epilepsy & Behavior" nga një ekip studiuesish nga Universiteti Harper në Detroit (SHBA), i cili ka nxjerrë në pah kompleksitetin multifaktorial në trajtimin e të moshuarve me epilepsi të shkaktuar nga polifarmacia dhe dëmtimi konjitiv që karakterizon shpesh këtë popullatë pacientësh.

Prevalenca dhe komorbiditeti i epilepsisë te të moshuarit

Prevalenca e epilepsisë rritet me moshën, me normë konstante pas moshës 50 vjeçare dhe arrin kulmin te njerëzit mbi 75 vjeç. Konvulsionet shoqërohen me çrregullime cerebrale, të tilla si sëmundja e Alzheimerit dhe sëmundje të tjera shoqëruese, dhe rreziku i mosndjekjes së terapisë nga të moshuarit rritet shumë. Në të vërtetë, vlerësohet se shumë nga kërkesat për ndërhyrje spitalore lidhen me dështimin e trajtimit me barna antiepileptike. Kujdesi për këtë popullatë pacientësh është veçanërisht kompleks për shkak të sëmundjeve shoqëruese, polifarmacisë dhe dëmtimit konjitiv.

Studimi mbi ndërhyrjen e farmacistit

Studimi, i cili zgjati 19 muaj, përfshiu 58 pacientë të ndjekur nga një farmacist për të monitoruar aderimin dhe 74 pacientë të tjerë morën pjesë në grupin e kontrollit. Aderimi u mat me shkallën e vetë-raportuar MARS (Medication Adherence Rating Scale), dhe pacientët raportuan marrjen e medikamenteve që varionin nga 17-42%. Edhe pse nuk kishte ndonjë ndryshim statistikisht domethënës midis dy grupeve, sipas studiuesve roli i farmacistit në reduktimin e shtrimeve në spital në lidhje me krizat epileptike te të moshuarit mund të jetë thelbësor.

Sipas hipotezës së paraqitur nga ekipi hulumtues, në fakt, dallimet midis dy grupeve do të kishin rënduar mbi mungesën e rëndësisë, ku pacientët e ndjekur nga farmacistët kishin më shumë sëmundje shoqëruese dhe më shumë se një krizë epileptike në muaj. Megjithatë, sëmundjet shoqëruese dhe dëmtimi konjitiv u përkeqësuan te të rriturit që nuk iu përmbaheshin trajtimeve antiepileptike. Për rrjedhojë, kjo çoi në një rritje të shkallës së shtrimeve në spital dhe u shoqërua me kosto më të larta spitalore dhe ditë shtrimi.

Sipas autorëve, kontributi i farmacistit në kujdesin ndaj pacientit përmirëson aderimin dhe rezultatet e kujdesit ambulator. Në veçanti, te të moshuarit me epilepsi, farmacistët duhet të synojnë të ndjekin më nga afër pacientët me frekuencë konvulsionesh më të mëdha se një në muaj dhe ata me dëmtime konjitive. Përveç kësaj, farmacistët duhet të përdorin mjete për të përmirësuar aderimin, të tilla si televizitat dhe të synojnë edukimin dhe këshillimin jo vetëm për pacientët, por edhe për kujdestarët e tyre.

 

Sabina Mastrangelo

Burimi:

Epilepsy Behav (2023) - doi: 10.1016/j.yebeh.2023.109109


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC