Ushqyerje

jan202023

Dieta ketogjenike redukton konvulsionet te epileptikët rezistentë ndaj barnave

Kombinimi i barnave antiepileptike me një dietë me pak karbohidrate mund të përgjysmojë konvulsionet te pacientët me epilepsi rezistentë ndaj barnave. Në këtë përfundim ka arritur një studim  i publikuar në "Neurology" dhe i koordinuar nga Manjari Tripathi (Instituti i Shkencave Mjekësore All India, Nju Delhi), që së bashku me kolegët përzgjodhën në mënyrë rastësore 160 njerëz 10-55 vjeç që kishin pësuar më shumë se dy konvulsione në muaj pavarësisht përdorimit të të paktën tre antiepileptikëve me dozë maksimale.

"Ne këshilluam gjysmën e tyre të ndiqnin një dietë të modifikuar Atkins, e cila konsiston në ngrënien e vetëm 20 gram karbohidrate në ditë, duke reduktuar në mënyrë dramatike 275 gramë të rekomanduara për konsum ditor për të rriturit sipas udhëzimeve dietike amerikane", shkruajnë studiuesit, duke specifikuar se të gjithë pjesëmarrësit që ndoqën dietën e vazhduan terapinë e tyre të epilepsisë.

Kujdestarët e pacientëve monitoruan konvulsionet dhe zakonet e të ngrënit duke përdorur një regjistër ditor, ndërsa pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor lidhur me cilësinë e jetës para dhe pas studimit.

"Përdorimi i dietave me pak karbohidrate për trajtimin e epilepsisë filloi rreth një shekull më parë, por filloi të mos përdorej me zhvillimin e barnave antiepileptike, të cilat janë të paefektshme në pothuajse një të tretën e rreth 50 milionë epileptikëve në mbarë botën", shpjegojnë autorët, të cilët pas gjashtë muajsh ndjekje, zbuluan se më shumë se 26% e atyre që ndiqnin një dietë me pak karbohidrate kishin një reduktim të konvulsioneve mujore prej më shumë se 50% krahasuar me muajt e kaluar, kundrejt një reduktimi me 2.5% të grupit të kontrollit. Por jo vetëm kaq, grupi që ndoqi dietën Atkins me pak karbohidrate gjithashtu raportoi përmirësime të konsiderueshme në cilësinë e jetës krahasuar me grupin e kontrollit.


 

Neurology 2023. Doi: 10.1212/WNL.0000000000206776
https://doi.org/10.1212/WNL.0000000000206776


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC