Farmaci

sht242014

OTC qetësues mund të rivendosin funksionin imunitar në moshë të thyer, kjo sipas një studimi in vivo

Një studim i ri i publikuar në Journal of Leukocyte Biology, sugjeron se makrofagët e pulmoneve në minjtë e moshës së madhe i janë përgjigjur në mënyra të ndryshme infeksionit në krahasim me ato të minjve të rinj, falë veprimit të ibuprofenit.
Kërkuesit në Department of Microbial Infection and Immunity and Center for Microbial Interface Biology në Ohio State University kanë treguar se makrofagët e pulmoneve tek minjtë e moshës së madhe i janë përgjigjur në mënyra të ndryshme Mycobacterium tuberculosis në krahasim me makrofagët tek kafshët e reja.
"Inflamacioni në moshën e tretë mund të ketë pasoja të rëndësishme mbi funksionin imunitar" konfirmoi Joanne Turner, një nga autorët e studimit. "Me njohuritë e fituara mund të jetë e mundur të zvogëlohen ose parandalohen sëmundje të caktuara tek të moshuarit, ulja e inflamacionit me dietë, stërvitje dhe barna".
Ekipi kërkues ka matur treguesit e inflamacionit në të gjithë pulmonin ose brenda popullsive të makrofagëve pastrues tek minjtë e rinj të shëndetshëm dhe minjtë e shëndetshëm të moshuar. Treguesit ishin shumë më të lartë në minjtë e vjetër dhe makrofagët e izoluar nga minjtë e shëndetshëm, si të vjetër dhe të rinj, u janë përgjigjur në mënyra të ndryshme infeksionit nga Mycobacterium tuberculosis in vitro. Kjo sugjeron se ndërveprimet e alteruara me M. tuberculosis ishin të lidhura me inflamacione në moshën e vjetër. Më pas kërkuesit trajtuan një grup minjsh të moshuar por të shëndetshëm, me një dietë me bazë suplementesh me ibuprofen dhe kjo reduktoi inflamacionin dhe rivendosi funksionin imunitar në grupin e minjve të rinj të shëndetshëm.
Sipas kërkuesve, këto të dhëna tregojnë se mjedisi pulmonar zhvillon inflamacione me ritjen e moshës dhe se ky mjedis inflamator mund të rivendoset nga veprimi i ibuprofenit.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC