Farmaci

tet162014

Dhimbjet e daljes së dhëmbëve tek fëmijët nuk duhet të trajtohet me barna

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit dedikuar konsumatorëve, Food and Drug Administration (FDA) ka ftuar profesionistët e kujdesit shëndetësor të mos rekomandojnë produkte me anestezi lokale për lehtësimin e dhimbjeve nga dalja e dhëmbëve të parë sepse mund të dëmtojnë shëndetin e fëmijës. 

Deklarata e Entit Amerikan vjen si rjedhojë e zakonit për të aplikuar në mishra gjatë daljes së dhëmbëve, substanca farmakologjikisht aktive me bazë benzokainë ose lidokainë 2% në solucione orale provuar toksike gjatë moshës pediatrike. Dalja e dhëmbëve është një proçes fiziologjik gjatë fëmijërisë që shpesh shoqërohet me simptoma të tilla si çrregullime të gjumit, ulje të oreksit, kongjestion, kollë, të vjella, diarre, tipike në këtë fazë të jetës së një fëmije. Përdorimi nga ana e prindërve ose nga ai që kujdeset për të voglin, i xhelit anestetik ose preparateve të tjera të lëngshme analoge, veçanërisht nëse përdoren në doza të larta për të luftuar sikletet, mund të shkaktojnë një gjëndje serioze, ndonjëherë fatale, që quhet metahemoglobinemia, gjatë së cilës sasia e oksigjenit të transportuar nëpërmjet qarkullimit të gjakut zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme. Fëmijët nën 2 vjeç duket se janë veçanërisht të rrezikuar nga efektet negative, kështu që thirrja e FDA është shmangia e produkteve që nuk janë provuar tërësisht të padëmshme. 

Përse është i nevojshëm farmacisti: për të lehtësuar dhimbjen e daljes së dhëmbëve është e dobishme të sugjerohen opsione më të sigurta të tilla si unaza ftohëse apo masazh i mukozës me gishta.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC