tet202014
Bari xhenerik, një çështje gjuhësore
Apel farmacistëve: Vlerësoni në mënyrë cilësore marrëdhënien farmacist-pacient dhe komunikimin që e përshkon atë. Kjo qasje është pjesë e studimit "Off patent in farmacia", të udhëhequr nga Sege-Attoma Group. Hulumtimi ka marrë në shqyrtim mbi treqind bashkëbisedime të farmacistëve me pacientët në shtatë farmaci të Milanos dhe në rrethinat e tij. Në përfundim të hetimit u zhvilluan pesëmbëdhjetë video-intervista me farmacistë dhe u nxorën rezultatet e tetë grupeve të fokusuara mbi pacientët e farmacive të përfshira. Përfundimet? U vu re se komunikimi në lidhje me markën e barnave (brand name) është disi linear: fjala "origjinale" zakonisht përdoret sa nga farmacisti i cili rekomandon barnat, aq edhe nga pacienti që i kërkon ato, por në diskutimin e barnave xhenerike krijohet edhe njëfarë konfuzioni terminologjik.
Farmacisti flet shpesh për "xhenerikun", më pak për termin "ekuivalent" dhe ndonjëherë përmend vetëm emrin e molekulës xhenerike. Sipas rastit, pacientit i serviret një sekuence termash si: "xhenerike", "ekuivalente", "të njëjta", "identike", "të ngjashme"," nën-markë'' etj, por është e lehtë të kuptohet se si një qasje e tillë gjuhësore denoncon ende mungesën e njohurive të qytetarit në lidhje me argumentin "xhenerik", i cili shpesh është sinonim i njohjes së paktë të produktit.
Nga këtu vihet re një tendencë e vazhdueshme për t'i konsideruar xhenerikët si të leverdisshëm, por edhe të cilësisë më të ulët se ato të markave. "Mostra është pak përfaqësuese", - shprehet Marco Grespigna, drejtues i 'Bu Off Patent & Head'', - ''por e përqendruar në zonën e Milanos, tradicionalisht shumë e zhvilluar në aspektin e kulturës farmaceutike. Megjithatë, rezultatet e hulumtimit na lenë të kuptojmë se ka ende shumë punë mbi informacionet në lidhje me xhenerikët dhe mënyrën se si farmacistët mund t'ua transmetojnë qytetarëve. 'Ne po e bëjmë këtë me 'Zentiva More', që është pjesë e studimit", përfundon Grespigna.