Farmaci

tet232014

Metformina ngadalëson sëmundjen e tiroides

Te pacientët hipotiroidë marrja e metforminës, një hipoglicemizues oral që zakonisht përdoret në menaxhimin e diabetit të tipit 2 (i pavarur nga insulina), mund të çojë në një rënie të konsiderueshme të niveleve qarkulluese të hormoneve tiroide stimulues (TSH).
Këtë fakt e sugjeron një studim i thelluar, i publikuar së fundi në të përjavshmen ''Canadian Medical Association Journal''. Metformina është një biguanide sintetike që vepron duke i rritur aktivitetin insulinës si në nivel hepatik dhe në nivel periferik, duke ngadalësuar përthithjen e glukozës dhe duke shtypur prodhimin e tepruar të saj nga ana e mëlçisë.
Studiesit kanadezë analizuan të dhënat e 74.300 pacientëve diabetikë, të cilët kishin marrë metforminë dhe i krahasuan ato me një tjetër hipoglicemizant, sulfuonilurea, mbledhur gjatë një periudhe prej 25 vitesh. Nga numri i përgjithshëm i njerëzve të regjistruar, 5.689 ishin trajtuar për hipotiroidizëm, ndërsa 59.937 nuk kishin shfaqur asnjëherë anomali në funksionin metabolizmik të tiroides. Në fund të vëzhgimit, në grupin me hipotiroidizëm janë raportuar 495 raste të niveleve të TSH në vit dhe 322 raste në tjetrin.
Në pacientët me hipotiroidizëm trajtuar në monoterapi me metforminë, është llogaritur një rrezik në rritje prej 55% në krahasim me ata që morën sulfonilurea. Ndërsa nuk ka pasur efekte negative në prani të funksionimit të tiroides normale.
Përse është i rëndësishëm farmacisti: Meqënëse nivele të ulta të TSH-së mund të sjellin pasoja klinike negative, është e rëndësishme të informohen pacientët për këtë rrezikun që mund të sjellë metformina.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC