Shëndetësi

sht302024

Menaxhimi i kolesterolit. Faktorët e rrezikut, vlerat e synuara dhe medikamentet

"Roli i kolesterolit LDL dhe HDL, faktorët e rrezikut për zhvillimin e hiperkolesterolemisë dhe terapitë e disponueshme janë disa nga pikat kryesore që mund të ndikojnë në reduktimin e  rrezikut për zhvillimin e sëmundjes aterosklerotike". Ka thënë në një intervistë Erin McConnell, kreu i programit për cilësinë farmaceutike në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Pitsburgut.

Rëndësia klinike e kolesterolit LDL dhe HDL
Eksperti thekson se si kolesteroli lipoproteinik me dendësi të ulët (LDL) konsiderohet si kolesterol "i keq" sepse nxit formimin e pllakave në arterie, të cilat mund të çojnë në zhvillimin e infarktit ose iktusit. Prandaj, objektivi kryesor është mbajtja e niveleve të kolesterolit LDL nën një prag të caktuar. Megjithatë, ky kufi ndryshon në varësi të pacientit dhe ndikohet nga faktorë të tillë si mosha, gjinia, varësia ndaj duhanit dhe prania e sëmundjeve bashkëshoqëruese si diabeti dhe hipertensioni. Kur nivelet shkojnë përtej pragut, një dietë e varfër në yndyrna të ngopura dhe kolesterol dhe një terapi farmakologjike me medikamente të synuara mund të ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit LDL.

Kolesteroli lipoproteinik me dendësi të lartë (HDL), nga ana tjetër, konsiderohet si kolesterol "i mirë", pasi ai ndikon në largimin e kolesterolit nga indet periferike dhe nga mëlçia. Kolesteroli HDL ka veti antitrombotike, antioksidante dhe antiaterogjene, të cilat reduktojnë rrezikun për zhvillimin e sëmundjes aterosklerotike. Për këtë arsye, rekomandohet që niveli i kolesterolit HDL të jetë së paku 40 miligramë për decilitër te burrat dhe të paktën 55 miligramë për decilitër te gratë. Aktiviteti fizik është mënyra më e mirë për të rritur nivelin e kolesterolit HDL, edhe pse ekzistojnë medikamente studimore që synojnë të rrisin kolesterolin HDL përmes mekanizmave të ndryshëm.

Faktorët kryesorë të rrezikut për hipokolesteroleminë
Rreziku rritjes së niveleve të kolesterolit varet nga faktorë të ndryshëm, ku kryesorët janë mosha, mbi 45 vjeç për burrat dhe mbi 55 vjeç për gratë, si dhe historitë familjare të zhvillimit të parakohshëm të sëmundjes aterosklerotike. Këtyre faktorëve i shtohen edhe varësia nga duhani dhe nivelet e ulëta të kolesterolit HDL, gjithashtu edhe patologjitë e tjera si hipertensioni dhe diabeti.

Përveç kësaj, ka mutacione gjenetike që mund të çojnë në hiperkolesterolemi familjare autosomale dominante ose recesive, si dhe mutacione që çojnë në defekte në apolipoproteinën B, humbje të lidhjes së ligandit me receptorët LDL ose mosfunksionim të gjenit PSCK9, të gjithë këta faktorë ndikojnë në rritjen e niveleve të kolesteolit LDL.

Ekzistojnë gjithashtu edhe shkaqe dytësore që ndikojnë në zhvillimin e hiperkolesterolemisë, si hipotiroidizmi, sindroma nefrotike, kolestaza dhe shtatzënia. Disa medikamente gjithashtu mund të shkaktojnë rritje të nivelit të kolesterolit. Për këtë arsye është e rëndësishme që të kemi tablonë e plotë të pacientëve përsa i përket sëmundjeve bashkëshoqëruese dhe marrjes së barnave të caktuara, si dhe dietës dhe nivelit të aktivitetit fizik, thekson McConnell.

Roli i terapive për uljen e kolesterolit
Në përgjithësi, kolesteroli total duhet të jetë më pak se 150 miligramë për decilitër, dhe kolesteroli LDL më pak se 100, për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të sëmundjes aterosklerotike, por disa popullata mund të përfitojnë nga objektivat më të ulët. Barna të tilla si statinat, frenuesit PCSK9 dhe frenuesit ACLY luajnë një rol në reduktimin e lipideve, dhe këto të fundit janë gjithashtu efektive në parandalimin e shfaqjes së ngjarjeve të mëvonshme.

Për terapinë me statina, për shembull, edhe nëse pacienti ka pasur një efekt anësor në të kaluarën, mund të rekomandohet një dozë më e ulët për të filluar. Megjithatë, nëse terapia me statina nuk është realisht e mundur, doza nuk mund të rritet ose nëse vetëm statina nuk është e mjaftueshme, përdoren alternativa, duke marrë parasysh karakteristikat e pacientit, këshillon eksperti.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC