nën82014
Për 3 vjet vaksina kundër kancerit dhe pas 5 ajo për Alzheimerin
Beteja kundër kancerit mund të fitohet brenda tre vjetësh falë një vaksine terapeutike. Faktin e bën të ditur Luca Pani, drejtor i përgjithshëm i AIFA-s (Agjencia Italiane e Farmaceutikëve). ''Studimet në këtë sektor janë tashmë në fazë të avancuar, përveç vaksinimeve kundër sëmundjeve infektive, sot ekzistojnë tre prurje të rëndësishme që po bëjnë hapa gjigante: ajo që ka lidhje me vaksinat për imunoterapinë ndaj tumorit; ajo që lidhet me vaksinën kundër Alzheimerit dhe në fund por jo më pak e rëndësishme është edhe puna me substancat me të cilat abuzohet, si kokaina''.
Nëse për kancerin, Pani ka hedhur hipotezën se do të duhet të presim tre vjet, për pjesën tjetër të vaksinave bëhet fjalë për një periudhë më të gjatë: mes 5 dhe 10 vitesh. Gjatë 'Konventës mbi vaksinimet në Evropë', gjithashtu u vu theksi te ''mekanizmat vaksinuese'', thënë ndryshe informacione të dobishme për të luftuar viruset, por mbi të gjitha goditjet me origjinë nga patologji të ndryshme që sistemi imunitar mbart. Në këtë rast është fjala për vaksinat terapeutike dhe parandaluesit e menduar për këtë qëllim sipas karakteristikave që ka çdo pacient.