nën172014
Nga trajtimi probiotik, kurë premtuese për dermatitin atopik
Probiotiku i nxjerrë nga mikrobiomat njerëzore mund të përdoret si një terapi e re për pacientët me dermatit atopik dhe të ofrojë mbrojtje kundër krijimit të biofilmave patogjene, pa nevojën e marrjes së barnave. E pohojnë dy studime të koordinuara nga Eva Berkes, studiuese e ''Quorum Innovations'' në Sarasota (Florida) dhe të prezantuara në takimin vjetor të Kolegjit Amerikan të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë 2014. Biofilmat e formuar nga staphylococcus aureus, si MRSA dhe MSSA, luajnë një rol të madh te pacientët me dermatit atopik të moderuar e të rëndë. Ndërsa terapitë në gjendje për t'i sulmuar ato kanë një potencial të rëndësishëm në zvogëlimin e riskut të infeksionit dhe gjithashtu në përmirësimin e aspekteve të tjera që lidhen me këtë sëmundje, pasi kolonizimi bakterial kontribuon në inflamacionin dhe shkatërrimin e shtresës mbrojtëse të lëkurës. Në lidhje me aftësinë për të rindërtuar këtë shtresë të dëmtuar të lëkurës, Eva Berkes, shpjegoi se probiotiku funksionoi shumë mirë dhe në një mënyrë të ngjashme me dexamethasone-n, por ndryshe nga kjo e fundit nuk është steroid. "Kemi zhvilluar probiotikun pa pasur nevojën e kimikateve, - deklaroi, - por vetëm me një proces fizik për të rritur aktivitetin e tij, kështu që efikasiteti i tij është përmirësuar pak në krahasim me formën e pastër. Në studimin e parë kemi përdorur një pastrues për të hequr shtresat mbrojtëse lipide nga lëkura, në mënyrë që kampionet të simulonin praninë e dermatit atopik. Aplikimi i mëvonshëm i probiotikut ka treguar efikasitetin për riparimin e dëmit dhe dyfishimin e niveleve të filagrinës, proteinë që drejton diferencimin e duhur të epidermës duke garantuar efektin barrierë, në krahasim me kampionet e patrajtuara. Studimi i dytë tregoi aftësinë e ekstraktit për të dyfishuar vetitë anti-ngjitëse të lëkurës; një veti e ngjashme me atë të antibiotikëve në pengimin e krijimit të biofilmave të MRSA-së dhe gjithashtu me një bioaktivitet të mirë kundër MSSA-së. Tani duhet parë nëse rezultatet e marra in vitro mund të përsëriten me të njëjtin efektivitet në vivo.