nën182014
Pacientët në terapi afatgjata me hidroksiklorokinë risk për retinopati toksike
Sulfati i hidroksiklorokinës është gjerësisht i përdorur për trajtimin afatgjatë të gjendjeve autoimune, por gjithashtu mund të shkaktojë retinopati toksike të pakthyeshme. Vlerësimet ekzistuese për këtë risk janë të pakta dhe mbështeten kryesisht te përdoruesit afatshkurtër të hidroksiklorokinës ose në raste me toksicitetit të rëndë të retinës. Por, një studim i udhëhequr nga Ronald Melles dhe Michael Farmor, i publikuar në revistën "Jama Ophtalmology" , ka rivlerësuar faktorët e riskut të niveleve toksike të hidroksiklorokinës dhe është përpjekur të përcaktojë dozat që lehtësojnë përdorimin e sigurt të barit.
Është fjala për një shqyrtim retrospektiv brenda një organizate të integruar të shëndetësisë prej rreth 3.4 milion anëtarësh, ku u morën në konsideratë 2.361 pacientë të cilët kishin përdorur hidroksiklorokinë në mënyrë të vazhdueshme për të paktën pesë vjet. Sipas të dhënave të dokumentuara në testin e tomografisë në koherencë optike, rezultatet kryesore ishin mbi nivelin toksik te retinës që u përcaktua nga humbja e fushës pamore, dëmtimi i fotoreceptorëve, si dhe matjet statistikore të faktorëve të riskut.
Rezultatet e studimit treguan që pesha reale trupore e parashikon më mirë rrezikun se pesha ideale trupore dhe prandaj e para u përdorur për të gjitha përllogaritjet. Prevalenca e përgjithshme e retinopatisë hidroksiklorokine ishte 7.5%, por ndryshonte në bazë të konsumit të përditshëm (odds ratio, 5.67; 95% CI, 4.14-7.79 per> 5.0 mg / kg) dhe kohëzgjatjes së përdorimit (odds ratio, 3.22; 95% CI, 2.20 -4.70 per> 10 anni). Për konsumin e përditshëm të 4.0-5.0 mg / kg, prevalenca e toksicitetit retinal mbetej nën 2% brenda 10 viteve të para të përdorimit, por rritej në rreth 20% pas 20 vitesh përdorimi. Faktorë të tjerë të rëndësishëm të riskut përfshijnë sëmundje të veshkave dhe bashkëshoqërimin me trajtimin tamoksifen citrati (odds ratio, 4.59; 95% CI, 2.05-10.27).
Këto të dhëna sugjerojnë se retinopatia hidroksiklorokine është më e zakonshme nga sa është njohur më parë, veçanërisht në doza të larta dhe kohë të gjata përdorimi. Edhe pse studimi nuk ishte në gjendje të përcaktonte një dozë plotësisht të sigurt, konsumi ditor i 5.0 mg / kg të peshës reale trupore ose më pak, lidhet me një rrezik të ulët deri në 10 vjet të patologjisë. Njohja e faktorëve të riskut, përfundojnë autorët, duhet t'i ndihmojë mjekët që përshkruajnë hidroksiklorokinën në mënyrë të tillë që të minimizohet rreziku i humbjes së shikimit./AIFA