Farmaci

nën262014

Aspirina e klonidina të marra në periudhën perioperatore, shkaktojnë dëmtim akut në veshka

Te pacientët që i janë nënshtruar kirurgjisë madhore jo-kardiake, aspirina ose klonidina, të dhëna në periudhën para dhe pas operacionit, nuk e pakësojnë rrezikun e dëmtimit akut të veshkave. Ky është përfundimi i një studimi klinik të aplikuar në 6.905 pacientë, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën ''JAMA''. Pacientët iu nënshtruan kirurgjisë jo-kardiake në 88 qendra mjekësore të 22 vendeve, mes janarit 2011 dhe dhjetorit 2013.
Gjysmës iu dha aspirinë (200 mg) para ndërhyrjes kirurgjikale, gjithashtu iu dha aspirinë (100 mg) pas ndërhyrjes çdo ditë për 1 muaj. Gjysmës tjetër iu dha klonidinë në rrugë orale (0.2 mg) para ndërhyrjes kirurgjikale dhe iu dha sërish klonidinë (0.2mg) 72 orë pas ndërhyrjes. 
Së pari, dëmtimi akut në veshka pas operacionit u përkufizua si një rritje e përqendrimit të kreatininës në krahasim me përqendrimin preoperator, duke pësuar një rritje prej 0.3 mg-dl ose më të lartë (≥26.5 mmol /l) brenda 48 orëve nga ndërhyrja kirurgjikale; dhe një rritje prej 50% ose më të lartë brenda 7 ditëve nga ndërhyrja.
Aspirina krahasuar me placebon nuk e modifikoi riskun e dëmtimit akut të veshkave (13,4% kundrejt 12,3%; rrezik relativ, 1:10; 95% CI, 0, 96-1,25). Klonidina krahasuar me placebon nuk e modifikoi rrezikun e dëmtimit akut të veshkave (13,0% kundrejt 12,7%; rrezik relativ, 1,03; 95% CI, 0,90 -1,18).
Po ashtu aspirina ka shtuar riskun e hemorragjisë. Në një analizë post-operatore, hemorragjia më e madhe u shoqërua me një dëmtim akut të veshkave (23.3% me hemorragji e pranishme kundrejt 12.3% të munguar hazard ratio, 2,20; 95% CI, 1,72-2,83). Në të njëjtën mënyrë, klonidina ka shtuar rrezikun e hipotensionit. Në një analizë post-operatore, hipotensioni është asociuar me një risk më të madh të dëmtimit akut në veshka (14,3% hipotension i pranishëm kundrejt 11.8% hipotension i munguar).
Autorët dolën në përfundimin se aspirina dhe klonidina të administruara para ose pas operacionit nuk e reduktojnë riskun e dëmtimit akut te pacientët që i janë nënshtruar kirurgjisë madhore jo kardiake./AIFA

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC