Farmaci

dhj52014

Udhëzime dhe barna të reja nga EMA dhe FDA

Komisioni Europian ka lëshuar udhëzime të reja për barin Enzalutamide (Xtandi i ASTELLAS), i cili përdoret për trajtimin e meshkujve me karcinomë të prostatës hormon-rezistente, asimptomatike ose me simptoma të moderuara, që nuk i janë nënshtruar ende cikleve të kimioterapisë ose që nuk duhet t'i nënshtrohen fare asaj.
Në Komunitetin Evropian hidhet sërish në treg bari Nintedanib (Vargatef Boehringer Ingelheim) si trajtim i linjës së dytë te pacientët me adenokarcinomë pulmonare, te të cilët sëmundja ka përparuar pas regjimit kimioterapik të linjës së parë. Bari duhet të përdoret i kombinuar me Docetaxel te pacientët me karcinomë pulmonare (NSCLC) e avancuar lokalisht, metastatike ose me përsëritje lokale pas seancës së parë të kimioterapisë. Nintedanib është një frenues i trefishtë oral i angio-kinazës që vepron njëkohësisht mbi receptorët Vegf (vascular endothelial growth factor), Pdgf (platelet-derived growth factor ) dhe Fgf (fibroblast growth factor).
Në Shtetet e Bashkuara, Administrata e Barnave dhe Ushqimit (FDA) ka dhënë autorizimin për një xhel për përdorim ditor dhe me bazë Klindamicinë dhe Peroksid Benzoili (Onexton nga Valeant Pharmaceuticals), përkatësisht me 1.2% dhe 3,75%, për trajtimin e përditshëm të akneve të fytyrës, si në fazën komedogjenike edhe në fazën inflamatore, duke u nisur nga mosha 12 vjeç e sipër. Dritë të gjelbër gjithashtu edhe për Rifapentinën (Priftin Sanofi), në kombinim me Izoniacidin për trajtimin e tuberkulozit të fshehur te fëmijët nga mosha dy vjeç e lart, të cilët hasin në një rrezik të madh me progresin e kësaj sëmundjeje.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC