Farmaci

qer92023

Kanceri i mushkërive. Një trajtim i ri ul rrezikun e vdekjes me 50%

Karcinoma pulmonare jo me qeliza të vogla (NSCLC) përbën një sfidë të rëndësishme në praktikën klinike, por një opsion i ri trajtimi mund të ndezë një dritë jeshile për pacientët. Sipas një studimi klinik global, trajtimi i ri me osimertinib ka treguar se zvogëlon rrezikun e vdekjes me 50% te pacientët me këtë formë të kancerit të mushkërive. Kjo terapi e re për kancerin e mushkërive me mutacion EGFR në fazën e hershme ka arritur një mbijetesë të paprecedentë në këtë sëmundje me 88% të pacientëve të gjallë për pesë vjet.

Përmirëson mbijetesën dhe parandalon përhapjen në organe të tjera

Studimi klinik përfshiu më shumë se 680 pacientë me sëmundje të hershme nga disa vende të ndyshme dhe vlerësoi efektin e osimertinibit në mbijetesën e përgjithshme. Pacientët u ndanë në dy grupe: njëri mori osimertinib çdo ditë, ndërsa tjetri një placebo. Rezultatet ishin befasuese, marrja e trajtimit të ri çdo ditë zvogëloi rrezikun e vdekjes me 51% në krahasim me grupin e placebos. Për më tepër, pas pesë vitesh, 88% e pacientëve të trajtuar me osimertinib ishin ende gjallë, krahasuar me 78% në grupin e placebos. Të dhënat e studimit treguan se osimertinibi jo vetëm që përmirëson mbijetesën e përgjithshme të pacientëve, por parandalon edhe përhapjen e kancerit në organet vitale si truri, mëlçia dhe kockat. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh se kanceri i mushkërive jo me qeliza të vogla shpesh shoqërohet me metastaza të largëta që rrezikojnë mbijetesën afatgjatë.

Profesori Roy Herbst nga Universiteti Yale, i cili prezantoi rezultatet e studimit gjatë takimit të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO) në Çikago, theksoi rëndësinë e identifikimit të pacientëve me mutacione EGFR për të siguruar aplikimin e duhur të trajtimit. Ai gjithashtu theksoi se pavarësisht efekteve anësore si lodhja, skuqja e lëkurës dhe diarreja, osimertinibi është një mundësi trajtimi premtuese për pacientët me karcinomë pulmonare jo me qeliza të vogla.

 

Cristoforo Zervos

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC