gus52024
Lodhja kronike. Xhinxheri, opsion trajtimi
Astenia kronike, ose lodhja është një simptomë e ndërlikuar dhe shumëpërmasore, e cila vjen nga shkaqe të njohura shumë pak dhe paraqet një mori ashpërsish dhe efektesh negative në shumë fusha të jetës së përditshme. Shumë pacientë të prekur nga lodhja, shpesh kërkojnë trajtime fitoterapeutike dhe nga këto, xhinxheri është një nga më të preferuarit, pasi mendohet se përmirëson shëndetin fizik dhe emocional, si dhe mirëqenien në përgjithësi.
Në një studim u analizuan sistematikisht evidencat përsa i përket këtij angazhimi për vlerësimin e sigurisë dhe efikasitetit të dy llojeve të xhinxherit Panax (aziatik [Panax ginseng] dhe amerikan [Panax quinquefolius]) si trajtime të astenisë. Për të, u përzgjodhën 149 artikuj. Megjithatë u përjashtuan 139 artikuj, pasi nuk i përmbushnin kriteret e përfshirjes.
Në 10 studimet e analizuara, u verifikua një rrezik i ulët për efekte anësore të lidhura me praninë e numrit të vogël të evidencave mbi efikasitetin. Pra, autorët arritën në përfundimin se xhinxheri është një trajtim i dobishëm kundër lodhjes. Qoftë xhinxheri amerikan, qoftë ai aziatik, rezultuan efektivë në trajtimin e astenisë te individët me sëmundje kronike. Megjithatë, për shkak të përdorimit të përhapur të xhinxherit, ekziston ende nevoja për vazhdimin e një studimi që të jetë më i fortë nga ana metodologjike, përpara se xhinxheri të propozohet si opsion trajtimi standard i dhimbjes kronike.