Farmaci

jan222015

Diklofenaku, OTC i ndaluar në Britaninë e Madhe

Përveç se shkakton çrregullime në aparatin gastro-intestinal, Diklofenaku mund të dëmtojë sistemin kardiak. Autoriteti i Farmakovigjilencës britanike MHRA vendosi për këtë arsye të pezullojë shitjen e barnave OTC në formulim oral që përmbajnë këtë anti-inflamator. Ndonëse masa hyri në fuqi vetëm më 15 janar, gjatë viteve të fundit niveli i vëmendjes mbi sigurinë kardiovaskulare të Diklofenakut ka qenë i lartë, veçanërisht që kur një revizionim evropian njoftoi mbi kufizimin në administrimin sistemik të barit te pacientët me insufiçencë kardiake, kardiopati ishemike, arteriopati periferike dhe sëmundje cerebrovaskulare. Nga marrja e Diklofenakut është vërejtur një rritje e lehtë e pasojave negative kardiake, duke përfshirë edemën periferike dhe trombozën. Rekomandimi kërkon që përdorimi i barit të kufizohet në doza minimale efikase dhe për periudha të shkurtra, pasi në anamnezën e pacientit vihen re faktorët klasikë të riskut si: hipertension arterial, hiperkolesterolemi dhe diabet mellitus. Masa analoge për zemrën kishin çuar në 2004-ën, në tërheqjen e një tjetër bari anti-inflamator jo steroidal që i përket klasës Coxib. Diklofenaku kryesisht përdoret për trajtimin e inflamacionit dhe dhimbjeve të muskujve e kockave si osteoartrite, artrite, madje dhe traumat post-operatore. Nga pacientët, por edhe nga mjekët e farmacistët, mundësia e pasojave negative kardiake shpesh nuk merret në konsideratë. Masa e re e MHRA-së do të ketë ndoshta pasoja në Evropë, ku Diklofenaku është në dispozicion në tableta që shiten në farmaci pa përshkrim mjekësor.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC