Farmaci

mar292024

Neuralgjitë dhe neuropatitë. Kapsaicina

Kapsaicina, përbërësi i pranishëm në specat djegës që i bën ato pikante, lidhet me nociceptorët e lëkurës, duke shkaktuar desensibilizimin e vazhdueshëm dhe reduktim të nociceptivëve të saj, pas disa aplikimeve.

Kapsaicina është një përbërës kimik që gjendet në përqendrime të ndryshme në bimët e gjinisë Capsicum. Ajo vepron si irritues kimik te gjitarët dhe prodhon një ndjesi djegieje në të gjitha indet me të cilat bie në kontakt. Kapsaicina dhe produktet e ngjashme me të quhen kapsaicinoide dhe prodhohen si metabolitë dytësorë nga specat djegës, ndoshta si parandalues kundër disa gjitarëve dhe kërpudhave.

Aplikimi lokal. Reduktimi i dhimbjes dhe fibrat nervore epidermale
Për sa i përket aplikimit lokal, pas ngacmimit fillestar neuronal, vazodilataconi gjenerohet me një periudhë ndjeshmërie më të madhe, e perceptuar si ndjesi shpimi nga gjilpëra, ose djegie. Pas këtij momenti, pason një gjendje refraktare me ndjeshmëri të reduktuar e cila, pas aplikimeve të përsëritura, çon në desensibilizimin e vazhdueshëm të shkaktuar nga shterimi i substancës P.  Studimet kanë treguar gjithashtu se hipoalgjezia që shfaqet, shoqërohet me degjenerim të fibrave nervore epidermale.

Kremrat lokalë që përmbajnë kapsaicinë përdoren për trajtimin e dhimbjeve të shkaktuara nga neuralgjia postherpetike dhe neuropatia diabetike (0,075% krem 3-4 herë në ditë për tetë javë), osteoartriti (0,025% krem katër herë në ditë) dhe artriti reumatoid. Gjithashtu, kapsaicina është përdorur për të trajtuar dhimbjet nga kruajtja, psoriaza, mastektomia, çrregullimet e fshikëzës urinare, si dhe dhimbjet e kokës.

Megjithatë, për momentin, studimet nuk qartësojnë as përqindjen e duhur të përdorimit të kapsaicinës dhe as cilat janë patologjitë, për të cilat është më efektive kur aplikohet në mënyrë lokale.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC