Farmaci

shk92023

Dhimbjet. Studimi hedh dritë mbi rolin e mundshëm të antidepresivëve

Shumica e barnave kundër depresionit janë ose të paefektshme për lehtësimin e dhimbjeve, ose provat ekzistuese mbi efektivitetin e tyre nuk janë bindëse. Sipas një studimi të botuar në "British Medical Journal", në fakt, ato duket se janë efektive për të luftuar situatat e ndryshme  të dhimbjeve vetëm në disa raste të veçanta.

"Përdorimi i antidepresivëve në vendet e OECD (The Organization for Economic Cooperation and Development) në periudhën 2000-2015 është dyfishuar, dhe përdorimi i tyre off-label për trajtimin e patologjive që shkaktojnë dhimbje si fibromialgjia, dhimbja e vazhdueshme e kokës dhe osteoartriti, mendohet se luajnë një rol në këtë rritje", shpjegon Giovanni Ferreira nga Universiteti i Sidneit, autori kryesor i studimit.

Për të hetuar më shumë mbi këtë situatë, studiuesit kryen një rishikim të literaturës për të vlerësuar efikasitetin, sigurinë dhe tolerueshmërinë e antidepresivëve për dhimbjet e shkaktuara nga patologji të ndryshme.
Kërkimi identifikoi 26 rishikime të pranueshme të provave të publikuara në periudhën 2012-2022 duke përfshirë 156 studime dhe më shumë se 25,000 pjesëmarrës. 

Këto rishikime raportuan efikasitetin e tetë klasave të antidepresivëve që mbulonin 22 gjendje dhimbjeje, dhe gati gjysma (45%) e provave kishin lidhje me industrinë farmaceutike. Duke përdorur të dhëna nga çdo rishikim, ekspertët vlerësuan rreziqet relative të dhimbjeve dhe dallimet mesatare në dhimbje midis grupeve, si dhe sigurinë dhe tolerueshmërinë, dhe më pas i kategorizuan rezultatet si efektive, joefektive ose jo përfundimtare.

Asnjë rishikim nuk dha prova të sigurta se antidepresivët ishin efektivë në menaxhimin e dhimbjeve të shkaktuara nga patologji të ndryshme, ndërsa nëntë rishikime arritën në përfundimin se disa antidepresivë ishin efektivë krahasuar me placebon për nëntë kushte në 11 krahasime të veçanta.

Për shembull, provat me siguri të moderuar kanë sugjeruar që frenuesit e rimarrjes së serotoninës norepinefrinës (SNRIs) janë efektivë për dhimbjet e shpinës, dhimbjet postoperative, fibromialgjinë dhe dhimbjet neuropatike.

Disa studime kanë sjellë prova me siguri të mesme ose të ulët për efikasitet në situata të tjera. Megjithatë, për 31 krahasime, antidepresivët nuk ishin efektivë ose provat ishin jo bindëse, dhe shumica e të dhënave mbi sigurinë dhe tolerueshmërinë ishin të pasakta.

Autorët theksojnë se një numër i madh krahasimesh dhanë sasi të kufizuara të provave dhe se, duke qenë se studimet ishin kryesisht të lidhura me industrinë, kërkohet kujdes në interpretimin e rezultateve.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC