Farmaci

jan282015

Romë, barna të skaduara: Pronarët e farmacive gati për ndërprerjen e shërbimit

Farmacitë në Romë janë të gatshme të ndalojnë shërbimin e mbledhjes së barnave të skaduara dhe të heqin kontenierët e veçantë nga hapësirat e tyre private, pasi AMA - kompania që merret me shpërbërjen e mbeturinave, nuk po ndërhyn për të përballuar problemin. Shqetësimin e denoncon sërish Federfarma në Romë, me një komunikatë ku kërkohet që të ndërhyhet urgjentisht. "Pronarët e farmacive ankohen se pavarësisht se çështja i është paraqitur në mënyrë të përsëritur vëmendjes së AMA-s, stoku i grumbulluar mbetet një problem i patolerueshëm, pasi i ekspozon qytetarët ndaj risqeve të mëdha higjeno-sanitare", nënvizon presidenti i Federfarma-s Romë, Franco Caprino.
Para shumë farmacive shfaqet një spektakël i pahijshëm, me kontenierë të tejmbushur me barna të skaduar dhe si pasojë rrjedhje të substancave me të cilat fëmijët mund të bien në kontakt në çdo moment.
 "Koha e mbledhjes nga kompania komunale gjatë viteve të fundit është menaxhuar në mënyrë të papërgjegjshme. Një sjellje kjo, që nuk është e denjë për një vend të civilizuar. Në këtë kuptim, - paralajmëron Caprino, - kërkojmë ndërhyrjen urgjente për një situatë që po del jashtë kontrollit. Përndryshe do të ftojmë anëtarët tanë që t'i heqin fare e kontejnerët nga hapësirat private të farmacive dhe së bashku do të duhet t'u komunikojmë qytetarëve ndërprerjen e shërbimit".

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC