shk92015
Udhëzues të rinj për trajtimin e rinitit alergjik në SHBA
Simptomat e rinitit alergjik (RA) duhet të trajtohen kur simptomat e pacientit reduktojnë cilësinë e jetës së tij dhe në rastin kur personat ankohen për teshtima ose kruarje, rekomandohen antihistaminikë oralë të gjeneratës së dytë që kanë më pak të ngjarë të shkaktojnë përgjumjeje. Këto janë vetëm dy prej koncepteve të reja të përfshira në udhëzuesit për trajtimin e RA-së, të sapo lëshuara nga një komision multidisiplinor, i përbërë nga 21 ekspertë të koordinuar nga
Michael D. Seidman, në Spitalin Henry Ford Bloomfield (Virxhinia, SHBA). Qëllimi i autorëve është që të zvogëlojnë variacionin e gjerë ekzistues në kurat e ofruara dhe të promovohet një diagnozë efikase në pacientët pediatrikë mbi dy vjeç. "Paneli" prezantoi një rekomandim të "fortë" mbi përdorimin e steroidëve intranazalë dhe antihistaminikëve oralë si trajtime të linjës së parë. Sidoqoftë nuk duhet të propozohen antagonistë receptorialë të leukotrienëve si terapi e parë, dhe as nuk duhet të kërkohet në mënyrë rutinë ekzaminimi radiologjik i sinuseve paranazale te pacientët me simptomat e RA-së, për të shmangur kështu ekspozimin e panevojshëm ndaj rrezatimeve. Klinicistët duhet të bëjnë diagnozën duke u bazuar në anamnezë dhe testet alergologjike.
Steroidet intranazale, - shkruhet në raport, - janë efektive, superiore ndaj terapive të tjera, kanë një efekt të fokusuar lokal, reduktojnë simptoma si rinorrea dhe kongjestioni, përmirësojnë cilësinë e jetës dhe gjumin e pacientit. Lidhur me antihistaminikët e gjeneratës së dytë, këto kanë avantazhin që jo vetëm të reduktojnë shpejt simptomat, por të jenë në dispozicion si xhenerikë OTC me një ulje të mundshme të kostove. Kanë gjithashtu një fillim të shpejtë e veprimit, dozim një herë në ditë dhe ruajnë efikasitetin me një përdorim të rregullt. Imunoterapia sublinguale ose nënlëkurës mund të jetë një alternativë për ata që nuk i përgjigjen terapisë farmakologjike.