Farmaci

shk142015

Oseltamivir efikas në trajtimin e gripit

Në fillim të muajit, qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) bënë thirrje që të vaksinoheshin të gjithë personat që nuk ishin vaksinuar ende, gjithashtu paralajmëruan se vaksina mund të ofronte një mbrojtje jo të plotë ndaj virusit H3N2 të gripit A, duke rekomanduar trajtimin me barna antivirale të personave simptomatikë në rrezik të lartë për komplikime. Dhe sot, një studim në "Lancet", i kryer në bashkëpunim mes Universitetit të Miçiganit dhe Universitetit të Alabamas, tregon se te adultët me grip administrimin i oseltamivir, një antiviral shpesh i kritikuar si jo efektiv, përshpejton rikuperimin nga simptomat klinike dhe zvogëlon rrezikun e komplikimeve respiratore me pasojë shtrimin në spital, por me koston e shtimit të të përzierave dhe të vjellave. Arnold Monto, bashkautor dhe epidemiolog në Universitetin e Miçiganit thotë: "Inhibitorët e neuraminidazës janë zhvilluar në vitin 1990 për profilaksinë dhe trajtimin e gripit dhe oseltamiviri oral është përdorur gjerësisht gjatë pandemisë së 2009-ës". Megjithatë ka ende dyshime mbi efikasitetin e kompleksit, të tregtuar si Tamiflu, veçanërisht mbi faktin se efektet anësore janë më të mëdha se përfitimet. Për të thelluar më shumë argumentin studiuesit kryen një meta-analizë duke zgjedhur nga literatura shkencore nëntë studime, të botuar dhe të pabotuar, për një total prej 4328 pacientësh.
Dhe rezultatet tregojnë se oseltamivir, shkurton kohëzgjatjen e simptomave me rreth një ditë, duke reduktuar incidencën e infeksioneve respiratore me 44%. "Studimi është zhvilluar duke përdorur të dhënat e vëna në dispozicion nga Roche, kompania prodhuese e Tamiflu-së, analizuar nga një grup studiuesish të pavarur të koordinuar nga Joanna Dobson dhe Stuart Pocock. "Oseltamivir bllokon aktivitetin enzimatik të neuraminidazës në virusin e tipit A dhe tipit B, edhe pse shumica e pacientëve të studiuar kishin grip të tipit A, me shtam mbizotërues H3N2, i njëjti i cili preku këtë vit pjesën më të madhe të SHBA-ve", pohon  Monto, duke shpjeguar se Tamiflu, i përdorur në dozën e rekomanduar 75mg dy herë në ditë për adultët dhe i administruar brenda 36 orëve nga zhvillimi i të paktën dy simptoma gripale, redukton me 21% kohëzgjatjen e sëmundjes.
"Pas administrimit të antiviralit dhe regresit të simptomave, mesatarisht 98 orë në krahasim me 123 të vërejtura me placebon", nënvizoi studiuesi duke qartësuar se te adultët e painfektuar me virusin nuk shihet asnjë përfitim. Kjo konfirmon rolin e tij në studim si antiviral. Tamiflu, përveç se ul rrezikun e infeksioneve në rrugët e ulëta të traktit respirator që kërkojnë antibiotikë (si p.sh. pneumonia), ka reduktuar edhe shtrimet në spital. Përfitimet e marra përballë një rritjeje modeste, në krahasim me placebo-n, për të përzierat (3.7% të rasteve) për të vjellat (4,7%). Nuk ka dallime mes grupeve, për zhvillimin e çrregullimeve neurologjike, shtimi i të cilave ishte sugjeruar nga hulumtimet e mëparshme.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC