Farmaci

shk162015

MHRA sekuestron doza GcMAF të shitura online

tags: Kanceri, MHRA
Agjencia rregullatore britanike "Medicines and healthcare product regulatory agency" (MHRA), ka lëshuar një paralajmërim të rëndësishëm për këdo që ka blerë GcMAF (Globulin component macrophage activating factor), një ndërmjetës i sistemit imunitar i etiketuar si "First Immune", i palicencuar dhe i shitur online në internet, si një ndihmës në trajtimin e sëmundjeve të caktuara si: tumore, infeksioni HIV, autizëm dhe të tjera të tjera sëmundje si pasojë e ndryshimeve në sistemin imunitar. Gjatë inspektimit brenda selisë së prodhimit të GcMAF në zonën e Kembrixhit, hetuesit e MHRA-së zbuluan se kjo proteinë sintetizohej duke përdorur derivate të gjakut të ndaluara për përdorim njerëzor e gjithashtu të ndaluara edhe për prodhimin e barnave. Drejtuesit e agjencisë britanike u kanë bërë thirrje të gjithë personave që kanë blerë GcMAF përmes internetit, që të kontaktojnë me mjekun për të marrë masat e nevojshme. Proteina GcMAF është një faktor aktivizimi i makrofagëve, qelizat esenciale në përgjigjen imune, i eksperimentuar në disa studime klinike në Shtetet e Bashkuara dhe në Japoni si një frenues i zmadhimit të tumorit në fazën e avancuar në kancerin e gjirit dhe kancerin e zorrës së trashë për të reduktuar numrin e viruseve që qarkullojnë në infeksionet HIV.
Në këto studime që kanë ngjallur disa dyshime metodologjike është supozuar se infuzion i GcMAF mund të rivendosë funksionimin e duhur të sistemit imunitar, duke rritur shpresat për pacientët, por pa mbledhur prova për efikasitetin dhe sigurinë e nevojshme që do të mundësonin dritën jeshile nga autoritetet evropiane përgjegjëse për kontrollin e barnave. Duke konstatuar mungesën e sterilitetit në procesin e prodhimit dhe dështimin në përmbushjen e standardeve të "Good manufacturing practice" (Gmp), MHRA ka vendosur mbylljen e qendrës së prodhimit në Britani dhe sekuestrimin e më shumë se 10.000 flakonëve GcMAF. Në faqe të ndryshme interneti, megjithatë produkti është ende në shitje. Nga sa u tha më sipër përdorimi i tij mund të përfaqësojë një rrezik serioz shëndetësor. Detyra e farmacistëve në këtë rast është që të informojnë, tutelojnë dhe të paralajmërojnë pacientët që blejnë produkte me efekte të dyshimta terapeutike në internet.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC