Farmaci

shk242015

Diabeti i tipit 2, FDA aprovon një kombinim të ri barnash

 Administrata amerikane e Barnave dhe Ushqimit (FDA)ka miratuar një bar të ri për trajtimin e diabetit të tipit 2, i cili do të shoqërojë dietën dhe ushtrimet fizike. Është fjala për një kombinim të dy principeve aktive, empaglifozin dhe linagliptin, ndërsa është hera e parë që asociohet një inhibitor i co-transportuesit sodium-glukozë i tipit 2 (SGLT 2) me një inhibitor të dipeptidil peptidase-4 (DPP-4)
Tabletat të cilat merren vetëm një herë në ditë, përmbajnë 10 ose 25mg empaglifozin dhe 5mg  linagliptin. Miratimi nga FDA erdhi si rezultat i një studimi në rreth 700 pacientë me nivelin e hemoglobinës mes 7% dhe 10%, pavarësisht dozave të larta të metforminës (1.889mg), bar i zgjedhjes së parë për trajtimin diabetit të tipit 2.
Identifikimi i terapisë më të mirë individuale për trajtimin e kësaj sëmundjeje në fakt është artikuluar pasi ndikojnë shumë faktorë të ndryshëm, nga karakteristikat e pacientit te ofertat e shumta për barna në dispozicion, të vetëm ose në kombinim.
Në mbështetje të mjekut për të bërë zgjedhjen më të mirë për klientin e tij, në Itali AIFA ka vënë në dispozicion një algoritëm, të zhvilluar në bashkëpunim me Shoqatën Italiane të Diabetologjisë të prezantuar më 22 janar të këtij viti, e cila riprodhon shtigjet e mundshme vendimmarrëse në bazë të targetit glicemik të identifikuar me terapitë e ndryshme, me dhe pa metforminë. Sistemi është me akses të lirë në faqen online të AIFA-s.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC