Ushqyerje

tet222024

Diabeti 1. Ja, cilat janë ushqimet që mund të rrisin rrezikun

Sipas një hulumtimi të publikuar së fundi, fëmijët e predispozuar gjenetikisht ndaj diabetit të tipit 1 kanë një rrezik më të lartë të preken nga kjo sëmundje nëse konsumojnë ushqime të tilla si bananet, tërshëra dhe kosi, ndërsa futat si luleshtrydhet dhe boronicat dhe perimet si brokoli dhe lulelakra duket se e reduktojnë ndjeshëm këtë rrezik.

Ekipi i studiuesve të Institutit Finlandez për Shëndetin dhe Mirëqenien, i koordinuar nga Suvi Virtanen, analizoi dietën e 5674 fëmijëve të predispozuar gjenetikisht ndaj diabetit të tipit 1. Gjatë 6 viteve ndjekje, 94 fëmijë zhvilluan diabet të tipit 1 dhe 206 të tjerë zhvilluan autoimunitet të ishullit pankreatik, që do të thotë se edhe ata ishin në rrezik shumë të lartë për t'u prekur nga kjo sëmundje.

Studiuesit analizuan 34 grupe të ndryshme ushqimore dhe zbuluan se nëse fëmijët konsumojnë banane, tërshërë ose thekër në sasi të mëdha, janë më të predispozuar për të zhvilluar diabet. Ndërsa në anën tjetër, ngrënia e luleshtrydheve, boronicave, mjedrave, rrushit të zi dhe manave duket se i mbron fëmijët nga kjo gjendje. Sa më shumë të hanë, aq më i ulët është rreziku.

Sipas Virtanen dhe kolegëve pesticidet e që gjenden në disa fruta mund të shpjegojnë këto ndryshime, ndërsa përbërësit polifenolikë të pranishëm te manaferrat mund të kenë një efekt mbrojtës kundër inflamacionit të lidhur me diabetin. Megjithatë, Virtanen thekson se është ende herët të bëhen rekomandime dietike bazuar në këto gjetje.

"Manaferrat janë veçanërisht të pasura me polifenole, komponime bimore që mund të zbusin inflamacionin që lidhet me zhvillimin e diabetit të tipit 1 dhe mund të mos kenë pesticide, ndryshe nga frutat e tjera", shpjegon studiuesi.

Një studim tjetër i publikuar së fundi ka zbuluar se njerëzit që qëndrojnë zgjuar deri vonë, të ashtuquajturit "njerëzit e natës", kanë një rrezik 50% më të madh për të zhvilluar diabet të tipit 2 sesa ata që shkojnë në shtrat herët. Ky trend ka është i lidhur me zakonet të këqija të jetesës, si konsumi i alkoolit dhe pirja e duhanit, si dhe ndryshimi i mundshëm i ritmit cirkadian dhe cilësia e dobët e gjumit.

Pavarësisht këtyre gjetjeve, studiuesit përsërisin ende se nuk ka prova të mjaftueshme për të ndryshuar rekomandimet dietike infantile. Ata theksojnë se shkaqet e diabetit të tipit 1 nuk janë kuptuar ende plotësisht, megjithëse duket se faktorët gjenetikë dhe mjedisorë luajnë një rol themelor, i cili jo domosdoshmërisht lidhet me ushqimin që konsumohet.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC