Ushqyerje

gus292023

Karbohidratet dhe yndyrnat si pjesë e dietës. OBSH-ja përditëson rekomandimet

Një i rritur duhet të kufizojë marrjen e yndyrës në 30% të konsumit total të energjisë, ose edhe më pak. Duke filluar nga mosha 10 vjeçare çdo individ duhet të vendosë në pjatë të paktën 400 gramë fruta dhe perime dhe të shikojë me kujdes cilësinë e karbohidrateve që zgjedh të konsumojë, kryesisht të drithërave. Këto janë disa nga pikat kryesore të udhëzimeve të përditësuara së fundi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në lidhje me marrjen ditore të karbohidrateve, yndyrnave total, atyre të ngopura dhe trans.  

Tre udhëzimet e reja synojnë "parandalimin e shtimit të pashëndetshëm në peshë" te të rriturit dhe fëmijët dhe përmbajnë rekomandime që kanë si synim "të reduktojnë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve jo të transmetueshme të lidhura me dietën, si diabeti i tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa lloje kanceri".

Në udhëzimet e përditësuara për yndyrnat dietike, OBSH-ja thekson se për ruajtjen e një shëndeti i duhet kushtuuar një vëmendje e veçantë sasisë dhe cilësisë së tyre. Duke përsëritur nevojën për t'i kufizuar ato 30% të konsumit total të energjisë, ose më pak, në dokument specifikohet gjithashtu se yndyrnat e konsumuara nga të gjithë individët mbi 2 vjeç duhet të jenë kryesisht acide yndyrore të pangopura, "me jo më shumë se 10% e marrjes totale të energjisë që vjen nga acidet yndyrore të ngopura dhe jo më shumë se 1% nga acidet yndyrore trans".

Ato mund të "zëvendësohen në dietë me lëndë ushqyese të tjera si acidet yndyrore të pangopura, acidet yndyrore trans, karbohidratet, ushqimet që përmbajnë fibra dietike natyrale, si drithërat, perimet, frutat dhe bishtajoret. Acidet yndyrore të ngopura mund të gjenden te mishi, produktet e qumështit, yndyrat dhe vajrat e forta si gjalpi, vaji i palmës dhe ai i kokosit, dhe acidet yndyrore trans gjenden te: ushqimet e pjekura dhe të skuqura, ushqimet e parapaketuara, mishi dhe produktet e qumështit që derivojnë nga kafshët ripërtypëse, si lopët ose delet".

Udhëzuesi i ri i për marrjen e karbohidrateve thekson cilësia e karbohidrateve është e rëndësishme për ruajtjen e një shëndeti të mirë. Në dokument, OBSH-ja rekomandon që marrja e karbohidrateve për të gjithë individët mbi 2 vjeç duhet të vijë kryesisht nga drithërat, perimet, frutat dhe bishtajoret. Rekomandohet në mënyrë të veçantë që të rriturit të konsumojnë të paktën 400 gramë fruta dhe perime dhe 25 gramë fibra dietike natyrale në ditë.

Në udhëzuesin e parë për fëmijët dhe adoleshentët, OBSH-ja sugjeron sasitë e mëposhtme të frutave dhe perimeve: 2-5 vjeç të paktën 250 gramë fruta dhe perime në ditë, për grupmoshën 6-9 vjeç të paktën 350 gramë në ditë dhe për grupmoshën mbi 10 vjeç të paktën 400 gramë në ditë. Për fibrat: të paktën 15 gramë në ditë për grupmoshën 2-5 vjeç, të paktën 21 gramë në ditë për grupmoshën 6-9 vjeç dhe të paktën 25 gramë në ditë për grupmoshën mbi 10 vjeç. "Këto udhëzime të reja, së bashku me ato ekzistuese për sheqernat e lira, ëmbëlsuesit pa sheqer dhe natriumin, si dhe udhëzimet e ardhshme për acidet yndyrore të pangopura dhe zëvendësuesit e kripës me pak natrium, mbështesin konceptin një diete të shëndetshme", përfundon OBSH. 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC