Në vijim të konsultimeve dhe në përgjigje të propozimeve mbi modifikimin e metodologjisë aktuale për vlerësimin e barnave të reja, Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Kujdesit në Britani (NICE) propozon një përfshirje më të madhe të pacientëve, operatorëve shëndetësore, të industrive farmaceutike dhe të botës studimore ne vend në këtë drejtim.
NICE propozon edhe ngritjen e një zyre vlerësimi brenda saj për t'iu ofruar kompanive farmaceutike rrugën më të mirë drejt fazave të zhvillimit dhe prezantimit të produkteve brenda Sistemit Kombëtar Shëndetësor. Një marrëveshje mes vetë NICE-s, Shërbimit Shëndetësor Kombëtar dhe Departamentit të Shëndetësisë e mbështetur mbi kërkesën për të financuar trajtime të reja, merr në konsideratë edhe rastet e veçanta të sëmundjeve tepër të rralla dhe tumoreve.
''Ka pasur ndryshime domethënëse në fushën e kërkimit dhe zhvillimit të medikamenteve të reja dhe teknologjive shëndetësore, të cilat përbëjnë një sfidë të vazhdueshme për të gjithë ata që janë përfshirë në këto procese dhe garantojnë aksesin në vend të barnave të reja", deklaroi Andrew Dillon nga NICE.
Me qëllim që të mbështeten risitë, vlerësimi dhe prezantimi i trajtimeve të reja mjekësore kërkohet një rishikim më i gjerë i strategjive që janë në bazë të sistemit shëndetësor kombëtar britanik." Po ashtu është e domosdoshme që edhe industria farmaceutike në vend të njohë rolin e saj në vënien në dispozicion të trajtimeve inovative me një çmim të arsyeshëm", shton Dillon./AIFA