Farmaci

mar62015

Farmacitë online, në Francë mirëpriten ndonëse njihen pak

tags: OTC, Farmaci

Francezët janë pak të informuar për ekzistencën e farmacive online në Francë të cilat janë të ligjshme, megjithatë ata do të ishin të gatshëm të përdornin këtë kanal për blerjen e barnave pa detyrim përshkrimi mjekësor. Rezultatet e një sondazhi të "Harris Interactive per 1001pharmacies.com" janë bërë publike pak ditë më parë, dhe ndonëse jo shumë të informuar 44% e francezëve thonë se janë të gatshëm të blejnë OTC online. Anketa ka vënë në dukje se 38% e francezëve nuk e dinte ende se ishte e mundur të bliheshin në mënyrë të ligjshme në internet një pjesë e barnave dhe se 65% e personave të intervistuar kanë dyshime për cilësinë dhe prejardhjen e këtyre produkteve. Pjesa më e madhe e të anketuarve e lidh shitjen nëpërmjet internetit me një praktikë të rrezikshme, sinonim të mashtrimit dhe falsifikimit, si dhe kërkon një kontroll të rreptë ndaj këtij kanali tregtimi. Dyshimet janë edhe më të mëdha kur bëhet fjalë për blerjen e barnave në website të huaja, një opsion për të cilën më shumë se 93% e francezëve deklarohet kundër. Studimi pohon se auto-mjekimi është shumë i përhapur në Francë: 97% e francezëve deklaron se e praktikojnë, 84% blen rregullisht OTC dhe 93% ripërdor barnat që tashmë i ka përdorur njëherë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC