Farmaci

mar162015

Bimët dhe integratorët: pak dialog mes pacientëve në kimioterapi dhe onkologëve

Një numër i madh pacientësh me kancer i drejtohen mjekësisë plotësuese dhe alternative (duke përfshirë bimët dhe integratorët) gjatë trajtimit antineoplastik. Megjithatë, më pak se gjysma e onkologëve në SHBA deklarojnë se kanë diskutuar mbi këto produkte me pacientin. E zbulon një anketë e kryer nga një grup studiuesish të drejtuar nga Richard T. Lee, drejtor i Programit të mjekësisë së integruar në Universitetin e Teksasit, që gjithashtu thekson se si dy të tretat e të anketuarve (rreth 1.000 anëtarë nga Shoqata Amerikane të Onkologjisë) pranon mungesën e njohurive në këtë fushë si një pengesë e madhe për të filluar një diskutim, edhe pse e dinë se disa produkte bimore mund të ndërveprojnë me trajtime anti-tumorale.

Vetëm 41% e onkologëve i diskuton këto tema me pacientët dhe vetëm një e katërta e këtyre bisedave (26%) fillohet nga klinicisti. Të anketuarit raportuan në 59% të rasteve se nuk kanë marrë kurrë asnjë edukim mbi këtë fushë, por pavarësisht nga kjo pjesa më e madhe e mjekëve (93%) shfaq shqetësim për ndërveprimet mes këtyre produkteve dhe trajtimeve në vijim. Nëse merret rasti i një pacienti me kancer me mundësi shërimi, 80% e onkologëve pohon se nuk e këshillon përdorimin e bimëve dhe integratorëve përkundër kimioterapisë.

Por, kur pacienti është i prekur nga një sëmundje e pashërueshme vetëm 37% mbetet në këtë pozicion, ndërsa 48% deklarohen si neutralë. Sidoqoftë, nëse personi është apo jo i shërueshme, 90% e onkologëve pohon se ndoshta do të ofronte kimioterapinë, edhe nëse pacienti do të insistonte për të marrë bimë jo të njohura. "Përmirësimi i njohurive të klinicistëve mbi bimët dhe integratorët", përfundon Lee, "mund të favorizojë një komunikim më të mirë mjek-pacient mbi këtë temë të rëndësishme, duke përbërë një ndihmë më të madhe për vetë pacientët".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC