Farmaci

mar162023

Statinat që reduktojnë rrezikun e insuficiencës kardiake te pacientët tumoralë

Një studim i ri amerikan i kryer nga studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë në Filadelfia, ka treguar se atorvastatina, një medikament që i përket familjes së statinave dhe përdoret gjerësisht për uljen e kolesterolit mund të zvogëlojë rrezikun për insuficiencë kardiake te pacientët me limfomë që marrin trajtime me bazë antracikline.

Antraciklinat janë barna që përdoren për trajtimin e shumë llojeve të kancerit të cilat gjithashtu rrisin rrezikun për insuficiencë kardiake te pacientët që i marrin ato.

Studimi me 300 pacientë

Në studimin njëvjeçar morën pjesë 300 pacientë që merrnin medikamente me përmbajtje antracikline, të cilët u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë atorvastatinë ose placebo. Rezultatet treguan se përqindja e pacientëve që zhvilluan insuficiencë kardiake ishte më e ulët midis atyre që morën atorvastatinë (9%) sesa midis atyre që morën placebo (22%).

Pas një viti ndjekje, studiuesit arritën të gjenin një ndryshim të vogël midis dy grupeve, në mesin e pacientëve me zemër të dobësuar që nga fillimi i studimit, vetëm 13% e atyre që merrnin atorvastatinë ishin të rrezikuar për të pësuar insuficiencë kardiake, krahasuar me 29% të pacientëve që merrnin placebo.

"Pacientët me limfomë që trajtohen me antraciklinë dhe janë në rrezik të lartë për mosfunksionim ose insuficiencë kardiake do të përfitonin shumë nga terapia me statina", thotë bashkautorja Marielle Scherrer-Crosbie nga Universiteti i Pensilvanisë në Filadelfia.

Studiuesit vunë në dukje gjithashtu se ata nuk mundën të vlerësonin numrin e saktë të pacientëve që pësuan  insuficiencë kardiake, një gjendje në të cilën zemra bëhet shumë e dobët për të pompuar gjakun në mënyrë efikase.

 

Cristoforo Zervos


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC