Shëndetësi

kor182023

Acidi bempedoik redukton ngjarjet kardiovaskulare te pacientët intolerantë ndaj statinave

Acidi bempedoik mund të reduktojë rrezikun për ngjarje serioze kardiovaskulare me 13% te pacientët me hiperkolesterolemi. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Fazës 3 CLEAR Outcomes, i botuar në "JAMA". Me fjalë të tjera, acidi bempedoik redukton ndjeshëm rrezikun e një përbërje të katërfishtë për evente kardiovaskulare të kundërta më të mëdha (MACE-4), të përcaktuara si: vdekja nga shkaqe kardiovaskulare, infarkti i miokardit jo fatal, iktusi ose rivaskularizimi koronar, për një ndjekje prej 39.9 muajsh.

"Acidi bempedoik, i pari në klasën e tij, u zhvillua për t'u përdorur nga pacientët intolerantë ndaj statinave. Ai ka një mekanizëm veprimi të ngjashëm me statinat, por aktivizohet në mëlçi dhe jo në indet periferike, gjë që duket se zvogëlon efektet e tij negative në muskuj", shpjegon autori kryesor Steven Nissen nga Klinika Cleveland në Ohio, SHBA, i cili e nënshrkroi këtë studim bashkë me kolegët e tij nga Universiteti Monash në Melburn (Australi), Brigham and Women's Hospital Boston (SHBA), Imperial College London (MB), Universiteti i Amsterdamit (Holandë) dhe kompania bioteknike Esperion Therapeutics Inc e Ann Arbor (Shtetet e Bashkuara).

Rezultatet e CLEAR Outcomes përfshijnë gjithashtu norma statistikisht të rëndësishme për reduktimin e rrezikut për endpointin sekondar MACE-3, një përbërje e trefishtë e ngjarjeve kardiovaskulare të kundërta më të mëdha, ndër të cilat: vdekja për shkaqe kardiovaskulare, infarkti miokardit jo fatal ose iktusi jo fatal, infarkti i miokardit fatal ose jo fatal dhe rivaskularizimi dhe koronar. Rezultate, të cilat përforcojnë provat e mëparshme se acidi bempedoik redukton nivelet e kolesterolit LDL me 17-28%.

"Këto të dhëna e bëjnë acidin bempedoik inhibitorin e parë oral të ATP-citrate liaze që është në gjendje të reduktojë si kolesterolin LDL ashtu edhe rrezikun për ngjarje të mëdha kardiovaskulare, duke hedhur kështu një hap të madh në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare", shkruajnë autorët, duke theksuar se trajtimi me acid bempedoik në studimin CLEAR Outcomes rezultoi të kishte më pak efekte anësore. "Incidenca e përgjithshme e efekteve anësore që çuan në ndërprerjen e trajtimit nuk ndryshonte ndjeshëm midis grupit të studimit dhe pacientëve të trajtuar me placebo", komenton Nissen, duke sqaruar në këtë mënyrë se acidi bempedoik krahasuar me placebon nuk i rrit as nivelet e glukozës në gjak dhe as incidencën e diabetit.

"Provat e disponueshme nëkëto momente sugjerojnë se acidi bempedoik, megjithëse nuk është një zëvendësues i përsosur për statinat, është një zgjedhje e arsyeshme trajtimi për parandalimin e ngjarjeve kardiovaskulare te pacientët intolerantë ndaj statinave", shkruan në një editorial të lidhur Dhruv Kazi nga Qendra Mjekësore Beth Israel Deaconess në Boston.

 

JAMA 2023. Doi: 10.1001/jama.2023.9696
http://doi.org/10.1001/jama.2023.9696

JAMA 2023. Doi: 10.1001/jama.2023.9854
http://doi.org/10.1001/jama.2023.9854


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC