Farmaci

tet212024

Statinat mund të mbrojnë zemrën gjatë radioterapisë

Për pacientet me kancer gjiri që i nënshtrohen radioterapisë pas ndërhyrjes kirurgjikale, terapia me statina mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun për infarkt, iktus, insuficiencë kardiake dhe vdekje nga shkaqe kardiovaskulare. Këto janë përfundimet e një studimi të zhvilluar në një kampion të madh pacientesh dhe të publikuar në Journal of the American Heart Association.

Studiuesit monitoruan 1481 gra që i ishin nënshtruar një operacioni për ruajtjen e gjirit dhe ishin duke ndjekur një cikël radioterapie. Midis tyre, 442 paciente ishin trajtuar me statina, barna të njohura për uljen e niveleve të kolesterolit. Mosha mesatare e pjesëmarrëseve në studim ishte 55 vjeç dhe të gjitha kishin kancer gjiri në fazë të hershme.

Pas pesë vitesh ndjekjeje, rezultatet treguan se shkalla e ngjarjeve të padëshiruara kardiake, të tilla si infakti dhe iktusi ishte 12.24% në mesin e pacienteve të trajtuara me statina, krahasuar me 31.70% të atyre të patrajtuara. Studiuesit gjithashtu kryen një krahasim të drejtpërdrejtë midis 360 grave që kishin marrë statina dhe një grupi tjetër kontrolli prej 360 grash që nuk ishin trajtuar me këto barna. Ata zbuluan se pacientet që morën statina kishin një rrezik 66% më të ulët për të zhvilluar ngjarje serioze kardiovaskulare të tilla si: insuficienca kardiake, infarkti, iktusi ose ngjarje të tjera kardiovaskulare. Studimi gjithashtu theksoi se efekti më i madh mbrojtës u vu re te pacientet të cilat morën edhe rosuvastatin dhe pravastatin. Një tjetër gjetje e rëndësishme që doli nga studimi është se sa më e lartë të jetë doza ditore e statinave të marra nga pacientet, aq më i ulët është rreziku për ngjarje të padëshiruara kardiovaskulare.

Megjithëse studimi nuk mund të demonstrojë përfundimisht se përdorimi i statinave është i vetmi faktor që shpjegon rezultatet e vëzhguara, autorët arritën në përfundimin se këto të dhëna "tregojnë se statinat mund të luajnë një rol në zbutjen e komplikimeve kardiovaskulare te të mbijetuarat e kancerit të gjirit që i nënshtrohen radioterapisë".


https://www.ahajournals.org/doi/epub/10.1161/JAHA.124.036411?


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC