Farmaci

mar212015

Vaksina anti-grip pak efikase, FDA kërkon rishikimin e formulimit të saj për periudhën 2015/2016

Administrata amerikane e Barnave (FDA) rekomandon një rishikim të plotë të formulimit të vaksinës anti-grip për sezonin e ardhshëm. Autoriteti rregullator më parë kishte ngritur një grup konsulentësh të cilët arritën në këtë përfundim si rezultat i mbulimit të vogël me vaksina, i cili u verifikua këtë vit në Shtetet e Bashkuara

Edhe në shtetin fqinjë, Itali, ka pasur një rënie të mbulimit vaksinal që këtë dimër arriti në 40% më pak për shkak të atij që u cilësua si "efekti Fluad". Në praktikë pezullimi i përkohshëm i disa loteve të kësaj vaksine gjeneroi një stuhi mediatike. "Te të moshuarit mbulimi nga një nivel maksimal arriti në masën 60%. Problemi ndërlikohet edhe më tej nga fakti se mbulimi me vaksina mes operatorëve shëndetësorë italianë ka qenë gjithmonë shumë i ulët, në masën 15%. Por janë pikërisht këta operatorë që mund të transmetojnë me lehtësi virusin te pacientët me sëmundje të tjera, që për rrjedhojë bëhen edhe më të prekshëm nga gripi", pohon Carlo Signorelli, presidenti i Shoqatës Italiane të higjienës dhe mjekësisë parandaluese.

Në Shtetet e Bashkuara, operatorët shëndetësorë vaksinohen në masë më të madhe, por në përgjithësi këtë dimër vaksina ishte efektive në më pak se 20% të rasteve. Nën dritën e këtij fakti, është hapur edhe diskutimi mbi vaksinën 2015/2016. "Komponentët antigjenikë qarkullues - thotë Signorelli - parashikohen disa muaj më parë. Thuajse gjithmonë parashikimet janë të sakta, por ndonjëherë (siç ndodhi gjatë dimrit që lamë pas) ka disa "mospërputhje", pra qarkullojnë shtame që nuk përfshihen në vaksinë. Prandaj vijnë edhe rekomandimet për një vaksinë që të ketë antigjene të reja në përputhje me shtamet që pritet të qarkullojnë në sezonin e ardhshëm".

Edhe në Shqipëri, këtë vit (janar, shkurt) kishte 30% më shumë persona të prekur nga gripi se në të njëjtën periudhë të 2014-ës. Sipas Institutit të Shëndetit Publik viruset qarkulluese ishin AH1N1pdm09 dhe AH3N2 të cilët janë të përfshirë në vaksinën kundër gripit. Sa i takon mbulimit ISHP nënvizoi se mbulimi vaksinal ishte në masën 77%.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC